Osmani i dhuroi pllakë falënderimi ambasadores Galloway në takimin e lamtumirës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Shkup, Rachel Galloway.

“Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për dialogun intensiv politik dhe bashkëpunimin e zhvilluar reciprok tregtar”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ata njoftojnë se ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkushtimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme britanike për integrimin evropian të vendit tonë dhe përpjekjet e MB në ruajtjen e marrëdhënieve të forta të partneritetit me vendin tonë në kuadër të NATO-s.

“Gjithashtu në takim u bë fjalë edhe për invazionin rus në Ukrainë, rreziqet nga implikimet më të gjera të krizës, si dhe urgjencën e bashkëpunimit më të ngushtë midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të ruajtur sigurinë në tokën evropiane”, theksohet në njoftimin e MPJ-së.

Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik, ministri Osmani i ndau një pllakë falënderimi Ambasadores Galloway për angazhimin e saj personal dhe kontributin aktiv në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button