ANALIZË: Në krahasim me ministritë, rroga më të larta në agjenci, komisione, inspektorate… (Infografik)

Është njoftuar protesta paralajmëruese e LSM-së – kërkohen rroga më të larta në sektorin publik, por edhe për të punësuarit në ndërmarrjet shtetërore dhe komunale. Ka njoftim edhe për protestë të punonjësve në disa ndërmarrje publike. Ndërkohë – ribalanci i buxhetit është në Kuvend, qeveria njofton se do ta rishqyrtojë produktivitetin e shfrytëzuesve të parave buxhetore përpara se të bëjë rritjen e rrogave. Portalb.mk në vazhdimin e dytë të “Analizës” publikon të dhëna për rrogën mesatare bruto për punonjësit në institucionet shtetërore, agjencitë, komisionet – sipas të dhënave rrogat në këtë segment janë më të larta se ato nëpër ministri.

Sipas të dhënave nga buxheti, ekzistojnë agjenci dhe drejtori me numër të vogël të të punësuarve, por me rroga mesatare bruto të larta që tejkalojnë vlerën 60.000 denarë. Në disa fonde, rrogat janë më të ulëta se në shumicën e agjencive dhe inspektorateve shtetërore.

Rrogë mesatare bruto prej 63.800 denarë, e cila është ndër më të lartat, marrin punëtorët në  Inspektoratin Shtetëror Devizor – vetëm 8 persona. Rroga mesatare bruto në Këshillin e Inspektimit me 20 të punësuar është 73.250 denarë, me një rritje prej 6.000 denarë në krahasim me vitin e kaluar.

Drejtoria e Policisë Financiare rroga mesatare bruto është 61.400 denarë, me 73 të punësuar. Rrogë mesatare bruto prej gati 53.000 denarë ja në Drejtorinë Doganore, ku ka 1.252 të punësuar. Në Drejtorinë e Ardhurave Publike me 1.094 punëtorë, rroga mesatare bruto është 51.000 denarë.

Drejtorinë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar me 39 të punësuar, rroga mesatare bruto është pothuajse 57.000 denarë, ndërsa në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ajo është 42.570 denarë.

Rritje më të madhe të rrogave krahasuar me vitin e kaluar ka në Entin Shtetëror të Statistikave – ku sivjet rroga mesatare bruto është 44.400 denarë, numri i të punësuarve është 228, me një ulje në krahasim me vitin 2021.

Fondin e Sigurimeve Pensionale këtë vit janë sigurua mjete për 532 punonjës, pesë më pak se vitin e kaluar, kurse rroga mesatare mujore bruto është 41.510. Këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar numri i të punësuarve dhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor – ku janë siguruar mjete për 858 punëtorë, ndërsa rroga mesatare bruto për punonjës është 37.400 denarë.

Rroga mesatare bruto për punonjës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është 45.162 denarë, me një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa agjencia ka 368 të punësuar. Në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve me 37 të punësuar, këtë vit rroga mesatare bruto është 44.600 denarë.

Rrogë mesatare bruto më të lartë ka në Inspektoratin Administrativ Shtetëror – mbi 57.000 denarë, kurse në këtë institucion janë të punësuar 45 persona.

Agjencinë për Rezervat e Detyrueshme të Naftës, ku janë të punësuar 17 persona, rroga mesatare bruto është në nivelin prej 49.000 denarëve.

Rroga më të larta bruto prej 47.000 denarëve ka edhe në Komisionin për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata rroga mesatare bruto është përafërsisht 51.600 denarë, në Agjencinë e Emigracionit mesatarja është 52.600 denarë, bruto rrogë mesatare prej 56.250 denarëve ka në Inspektoratin Shtetëror të Pyjeve, rrogë bruto më të lartë në shumë prej 55.600 denarëve ka në  Inspektoratin Shtetëror Komunal ku punojnë 25 persona, ndërsa rrogë mesatare bruto prej pothuajse 57.700 denarëve ka në Inspektoratin Shtetëror të Transportit me 38 punonjës, ndërsa rroga mesatare bruto në Inspektoratin Shtetëror të Tregut është 48.200 denarë.

Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku ka 1.028 të punësuar, rroga mesatare bruto është në nivelin prej 50.700 denarëve – me një rritje prej 2.800 denarë në krahasim me vitin e kaluar.

Inspektoratin e Gjuhëve, me 19 të punësuar, rroga mesatare bruto është 47.000 denarë, me një rritje prej rreth 6.500 denarësh në krahasim me vitin e kaluar.

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale me 8 të punësuar është një nga institucionet me bruto rrogë mesatare më të lartë prej 75.000 denarë – dukshëm më e lartë krahasuar me vitin e kaluar kur ishte 43.500.

Megjithatë, në këtë shoqëri ka edhe agjenci dhe institucione shtetërore me rroga bruto më të ulëta se të gjitha të tjerat – kështu që në Agjencinë e Punësimit janë të punësuar 512 punëtorë – 23 më pak në krahasim me vitin e kaluar me bruto rrogë mesatare prej 37.272 denarë. Kjo rrogë është rritur në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 34.829 denarë. Në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, punëtorët e së cilës protestojnë për rroga më të larta, bruto rroga mesatare është 31.800 denarë. Në Qendrën për Menaxhimin e Krizave ku ka 311 punëtorë, rroga mesatare bruto është 42.316 denarë – për 7.110 denarë më shumë se vitin e kaluar. Në Agjencinë për Rezervat e Mallrave me 31 punëtorë, rroga mesatare bruto është 40.344 denarë, ndërsa në Agjencinë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit , me 29 të punësuar, rroga mesatare bruto kap vlerën prej 38.800 denarëve.

Infografik rrogat 2

LEXO: PJESËN E PARË: ANALIZË: Për rrogat e sektorit publik 538 milionë euro – pasqyrë e rrogave nëpër ministri! (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button