fbpx

Shkup, u mbajt protestë kundër agresionit rus dhe krimeve në Ukrainë (VIDEO)

Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka” së bashku me disa qytetarë mbajtën protestë të qetë në Shkup, transmeton Portalb.mk. Ata me fotografi dhe objekte, shprehën revoltën e tyre kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe krimeve ruse në këtë shtet.

Marshi protestues filloi në ora 12:00 nga parku i lojërave për fëmijë mbrapa Sallës Universale. Aty ngjitën fotografi të qyteteve të shkatërruar të Ukrainës dhe të fëmijëve të vrarë.

Më pas, protesta mbaroi para Ambasadës ruse në Shkup ku me pankarta kundër agresionit rus shprehën revoltën e tyre. Ata vëndosën dhe objekte shtëpiake, frigorifer, shporet dhe orendi të tjera duke ironizuar me faktin që Rusia vjedh dhe orenditë shtëpiake të ukrainasve.

Sipas Shoqatës, protesta është organizuar për t’u “kujtuar njerëzve krimet e kryera kundër Ukrainës dhe marrjen e jetëve të pafajshme, përfshirë fëmijët”.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button