Qëllimi përfundimtar është të arrihet një ulje prej 90 për qind e çmimeve në roaming, paralajmëroi Bregu

Korniza për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal është konfirmuar, tani mbetet qëllimi përfundimtar i Ballkanit Perëndimor – një treg i vetëm, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu në mbledhjen e kreut të vendeve-anëtare  të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore dje në Selanik, raporton MIA.

“Bazat kryesore për rritjen e rajonit janë Programi i Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Strategjia e Evropës Juglindore 2030″, tha Bregu, e cila falënderoi Greqinë, që ishte  pioniere ndër vendet e BE-së që ka krijuar korridore të gjelbra me Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë të shoh që pas korridoreve të gjelbërta, tani po krijohet një korridor blu mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe këtë shembull mund ta ndjekin edhe vende të tjera anëtare të BE-së, fqinjë të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.

Bregu informoi ministrat dhe krerët e qeverive të Procesit të Bashkëpunimit EJL-PBEJL, pavarësisht rrethanave të vështira, janë arritur shumë suksese në integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke bërë të ditur se pas heqjes së roamingut vitin e kaluar, KBR nisi një dialog drastik me BE-në për zvogëlim drastik  të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2027.

“Qëllimi përfundimtar është të arrihet një ulje prej 90 për qind e çmimeve të roaming-ut”, deklaroi Bregu.

Ajo informoi se vetëm tre muaj pas heqjes së roaming në Ballkanin Perëndimor në korrikun e vitit të kaluar, përdoruesit e shërbimeve roaming janë rritur me 30%, ndërsa transferimi i të dhënave është rritur me 500 për qind.

Ministrat dhe liderët e vendeve të Evropës Juglindore në takim miratuan raportin për aktivitetet dhe punën e KBR-së në vitin e kaluar dhe vlerësuan punën e Këshillit dhe Sekretares së Përgjithshme. Një ditë më parë, në takimin vjetor të KBR në suaza të  PBEJL, ishte ndarë çmimi  “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal” për të ndjerin Erhard  Busek  për kontributin e tij të madh në bashkëpunimin në rajon. Për nder të tij, çmimi vjetor, i cili është themeluar që nga viti 2013, në të ardhmen do të quhet “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Erhard Busek”, njoftoi KBR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button