Deputetja gjermane kërkoi ngrirjen e negociatave me Serbinë: Vuçiqi na ka mashtruar për shumë gjatë

Deputetja gjermane, Renata Alt, i ka reaguar presidentit serb për deklaratat që ka bërë pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Koha.net.

Alt deklaratën e Aleksandër Vuçiqit se asnjëherë nuk ka dëgjuar për njohje reciproke dhe se kjo është “befasi” për të, e ka quajtur skandaloze.

Ajo ka kërkuar që të ngrihen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Serbinë.

“Reagimi i presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen! Vuçiqi na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo.

Vuçiq ka thënë të premten se askush përveç amerikanëve nuk e ka përmendur njohjen.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button