Ansambli nga Maqedonia e Veriut mori dy çmime në festivalin e organizuar në Hungari

Dy çmime, duke përfshirë edhe çmimin e parë, janë rrëmbyer nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptarë në festivalin e mbajtur në Budapest, transmeton Portalb.mk.

“Me emocione të papërshkruara dhe konkurrencë jashtëzakonisht të fortë dhe paraqitje tejet dinjitoze të Bullgarisë, Meksikës e grupeve tjera, ansambli shqiptar ka triumfuar duke rrëmbyer dy çmime: “Çmimin special” dhe Çmimin e pare”, raporton Ministria e Kulturës.

Ministria vlerësoi punën e Ansamblit të shprehur në edicionin e 2-të të festivalit “Duna Carneval”, duke e llogaritur si një mundësi e mirë për njohjen ndërkombëtare të ansamblit.

“Ansambli shqiptar mbrëmë ka arritur të lë pas ansamblet me renome dhe traditë mbi gjashtë dekadëshe nga Greqia, Bullgaria, Portugalia, Meksika, India! Kjo është fitore historike meqenëse për herë të parë fiton Maqedonia e Veriut. Ansambli ynë mori dy çmime: atë special për vallëtarët solistë më të mirë dhe çmimin e parë!”, deklarojnë nga Ansambli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button