Katër qytetarë të Maqedonisë së Veriut të dyshuar për 30 vepra penale

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal për katër qytetarë nga Shkupit nën dyshimet për kryerjen e 30 veprave penale në grup, transmeton Portalb.mk.

Katër të dyshuarit janë: 39 vjeçari G.T., 25 vjeçari N.K., 30 vjeçari F.F. dhe 41 vjeçari N.N. Të dyshuarit kishin arritur të dokumentojnë shitblerjen e veturave të markave “BMW”, “Mercedes”, “Fiat”, “Porsche” dhe “Renault” në forma të kundërligjshme.

“Gjykatësi i procedurës paraprake për N.K. dhe F.F. ka caktuar masën e paraburgimit, për G.T. e fletarrest, ndërsa për N.N. vazhdojnë hetimet shtesë”, sqarojnë nga Policia.

Shumica e veprave penale kishin të bëjnë me falsifikimin e dokumenteve, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale. Policia ka vlerësuar që katër të dyshuarit kanë arritur të përvetësojnë 13 179 464 denarë në bazë të këtyre veprave penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button