Rusia një hap larg pushtimit të gjithë Donbasit, Lavrov në Turqi do të negociojë eksportin e grurit ukrainas

Rusia po përparon drejt qëllimit të saj – pushtimin e plotë të rajonit industrial të Donbasit në Ukrainën lindore, mburret Kremlini, duke pretenduar se tani kontrollon 97 për qind të provincave Luhansk dhe Donetsk, të cilat përbëjnë Donbassin, raporton AP.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha dje se forcat ruse kanë pothuajse kontrollin e plotë të Luhanskut dhe sipas autoriteteve dhe ushtrisë ukrainase, Rusia tani ka nën okupim rreth gjysmën e Donetskut.

Siç raporton AP, Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është planifikuar të diskutojë sot me autoritetet turke në Ankara një plan që do të lejojë Ukrainën të eksportojë drithërat e saj në tregun global përtej Detit të Zi, mes një krize ushqimore në rritje në mbarë botën.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por lufta dhe bllokada ruse e porteve të Ukrainës kanë ndalur një pjesë të madhe të eksporteve të saj, duke rrezikuar furnizimin me ushqim për shumë vende në zhvillim. Rreth 22 milionë ton grurë aktualisht po ruhen në Ukrainë dhe portet e Ukrainës që janë kryesisht të minuara. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha dje se Ukraina duhet të heqë minat nënujore nga porti kryesor i Detit të Zi në Odessa për të lejuar Rusinë të rifillojë eksportet e grurit. Peskov theksoi se të gjitha anijet do të kontrollohen nga forcat ruse për të parandaluar transportin e armëve dhe municioneve.

Ndërkohë në front vijojnë luftimet e ashpra mes forcave pushtuese ruse dhe forcave të mbrojtjes ukrainase në Luhansk, ku vijon një betejë e ashpër për qytetin e Sieverodonetsk. Serhiy Haidai, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se forcat ukrainase nuk do ta dorëzojnë qytetin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Ukrainës Ukrinform.

“Sievirodonetsk. Askush nuk do të dorëzohet. Edhe nëse ushtria jonë duhet të tërhiqet në pozicione më të mira, sepse kemi qenë shënjestër e vazhdueshme e granatimeve prej disa kohësh, kjo nuk do të thotë se dikush do të dorëzojë qytetin. Lufta po vazhdon edhe sot dhe ushtria ruse po përdor të gjitha armët e saj kundër qytetit”, tha ai.

Haidaj sqaroi se komanda ushtarake ruse kishte marrë për detyrë të pushtonte Siyevierodonetsk dhe të merrte kontrollin e autostradës Bakhmut-Lisichansk deri më 10 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button