Ballkani i hapur – sesioni i turizmit: Memorandumi në këtë fushë do të japë rezultate të mira

Në kuadër të Samitit të Ballkanit të hapur, u mbajtë edhe seanca për fushën e turizmit, në të cilën sferë do të nënshkruhen memorandume dhe marrëveshje midis tre vendeve. Fjalim mbajtën zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrja e turizmit dhe mjedisit dhe ministrja e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit e Serbisë Tatjana Matiq, të cilët u shprehën se turizmi ështl një sferë e cila ka potencial të madh, i cili do të japë shumë rezultate përmes bashkëpunimit rajonal, transmeton Portalb.mk.

Zëvendës kryeministri Fatmir Bytyqi, tha se përmes Ballkanit të Hapur po hapim mundësi mundësi të reja, zhvillim dhe konkurrencë.

“Të shkojmë bashke me konkurrencë të fortë rajonale që i jep vlerë rajonit. Përfitimet e Ballkanit të Hapur janë të shumta, krijimi i tregut të përbashkët që ndikon në rritjen ekonoimike, mundëson ndërlidhjen e njerëzve duke zhvilluar turizmin. Për disa vite kompanitë e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqiprisë kishin shance të kalojnë shumë mallra pa ato pengesat administrative. Tregu i lirë i punës, punësimi i qytetarve tanë në Shqipëri apo Serbi do të trajtohet sikur punojnë në vend. Gjithë kjo është para nesh, por dua të flas për atë që është pas nesh, apo për sfidat që i kaluam në dy vitet e fundit. Stabiliteti paqaja dhe mirëqenja është ajo që meritojnë qytetarët tanë. Dy vitete e fundit na mësuan shumë gjëra”, tha Bytyqi. 

Nga ana tjetër, ministri i ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi se nismat që burojnë nga Ballkani i Hapur janë shumë të rëndësishme, pasi vetëm nëpërmjet këtyre nismave apo marrëveshjeve, që nuk do të lihen vetëm në letër, do të merren masa konkrete që vizitorët këtë kohë që e humbin në vendkalimet kufitare ta zvogëlojnë dhe të bëjnë shumë lehtësime të tjera.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë turistë. Para disa javësh u takuam në Tiran ku propozuma hapa konkret midis tre vendeve, pse jo edhe tu bëjmë thirrje edhe vendeve tjera që tu bashkohen këtyre iniciativave. Çdo institucion mesiguri ka në interes zhvillimin e turizmit, politikën nacionale, megjithatë nuk jemi aq të mëdhej që të mos shfrytëzojmë mundësi, pasi vetëm duke punuar së bashku, për të promovuar raonin, mund të kemi zhvillim edhe të turizmit, por edhe të kemi turistë jo vetëm nga rajoni por edhe nga vendet e treta. Prandaj si ministri e ekonomisë do t’i përkrahim iniciativat rajonale, do të promovojnë pa hamendje edhe Shqipërinë edhe Serbinë edhe vendet tjera. Duhet të harmonizojmë edhe politikat sa i përket regjimit të vizave për tërheqjen e turistëve nga vendet e treta. Turizmi është sektor i ndjeshëm, por duke vizituar sa më shumë njëri-tjetrin do të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin”, tha Bekteshi.

Mirela Kumbaro ministre për turizëm dhe mjedis e Shqipërisë, tha se personalisht emërtimin Ballkani i Hapur e parapëlqen më shumë se Ballkani Perëndirmo, pasi Ballkani i Hapur është koncept që i hap dyert.

“Ballkanin e Hapur e kemi emërtuar vetë rajonin tonë, ndërsa Ballkani Perëndimor na kanë vënë të tjerë, dhe duket sikur është i mbyllur. Ato që quhen detyra shtëpiee ne më i kemi kryer. Ballkani i Hapur është ribrendim shumë i mirë i të ardhmes që duam ta qojmë Ballkanin, por edhe si rajon që të ardhmen e sheh te integrimi evropian. Ajo çka duam të arrijmë, është ideja e një tregu të hapur ku turizmi ka më shumë vlerë se sa thjeshtë një mall. Turizmi është mundësi emancipimi, që do të prodhojë pa dyshim ekonomi. Me marrëveshjen që nënshkruajm sot, qëllimi është të hapemi jo vetëm për njëri-tjetrin. Në tre, katër vitet e fundit kemi dy-tre fishim të vizitorëve që vijnë nga Serbia, rritje të vizitorve që vinë nga Maqedonia, të vizitorve që vinë nga Kosova, në radhë të parë për të njohur njëri-tjetein por edhe të njohim asetet tona”, deklaroi Kumbaro.

Ndërkohë, Tatjana Matiq, ministre e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit e Serbisë tha se në rajon ka qenë mjaft e domosdoshme për të bërë një hap përpara, drejt një pajtimi, drejt një zhvillimi në këto rrethana të luftës në Ukrainë.

“Ky samit më shumë se kurrë ka nevojë të jetë i sukshesshëm. Firmojsa e sotme e memorandumit në fushën e turizmit, do të mundësojë të dalim me ca rezultate. Unë do thoja, mbase është liogjike që mu kjo nismë të bëjë hapin e parë dhe të shikojmë rezultatet e para, pasi kjo industri ka potencial të madh dhe është premtuese, pas dy viteve të vështira për sektorin e turizmit. Edhe përrkundër kovidit, e kemi shfrytëuar si një rast që në një far mënyre të përjetojmë një zhvillim të caktuar. Kemi rritje të numrit të turistëve, numrit total të të ardhurave të monedhave të huaja, që janë të dhëna premtuese dhe inkurajuese, që fkasin se turizmi ka potencial të madh. Besoj se edhe vendet e tjera do të na bashkngjiten dhe nuk do qëndrojnë anësh duke shikuar si ne të tjerët bashkpunojmë dhe shkojmë përpara dhe ata të mbeten prapa. Ballkani i Hapur duhet të promovojë gjithçka të përbashkët. Tani është koha që të këmbëngulim në gjithçka që na bashkon, pasi gjërat që na bashkojnë janë më të shumta se ata që na ndajnë, tha Matiq.

Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike të tre vendeve.

Zoran Jovanovski, zëvendës kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut tha se iniciativa e Ballkanit të Haput vazhdon të zhvillohet dhe i shohim sukseset e para.

“Turizmi ka potencial të madh për zhvillim, por ky potencial është më i madh gjatë bashkëpunimit, Me bashkëpunim më të madh qytetarët tanë jo vetëm do të udhëtojnë, por vendet tona turistike do të bashkohen dhe do të dizajnojnë një ofertë të mirë dhe të tërheqim më shumë turistë që në rrethana tjera nuk do të vinë. Duhet të bëjmë përpjekje për harmonizimin e politikave të regjimit të vizave. Duhet të rregullohet rregullativa e fuqisë së punës. Duhet të rregullohet biznes korniza, në bashkëinumi me agjencitë, që të kemi nivel cilësor dhe të jemi  të besushëm për të gjitha subjektet. Vetë kompanitë që punojnë në sektorin e turizmit ta zhvillojnë punën e tyre”, tha Jovanovski.

Nënkryetarja e Odës ekonomike të Shqipërisë Inesi Muçostepa, tha se sektori i turizmit ka rëndësi vitale për punësimin.

“Për të zhvilluar këtë sektor, lëvizja e lirë, hapja e kufijve kthehet në një domosdoshmëri. Ne si dhoma kemi bashkëpunuar për të lehtësuar lëvizjen me anë të lejeve universale. Vendet tona duhet të mbështesin bizneset start-up. Një degë e re që po zhvillohet që brenda turizmit, është turizmit shëndetësor dhe i mirëqenies dhe ky do të ishte një rast i mirë i bashkëpunuimit rajonal. Të gjithë duhet të punojmë për turizëm të hapur, pa barriera”, tha Muçostepa.

Nenad Gjorçeviq, këshilltar i Odës ekonomike të Serbisë tha se nënshkrimi i marrëveshjebe në këtë sektor do të mundësojnë që të lidhemi edhe institucionalisht dhe do të japim ofeta kulturore dhe turistike.

Ne si pjesë e dhomës ekonomike dëshirojmë të zbatohen të gjitha marrëveshjet e firmosura, që do të na ndihmojnë dhe kanë rëndësi të madhe politike, do të formojnë kornizë për zgjidhjen e problemeve të mudshme në atmosferë të mirë. Para një viti, para pandemisë, shërbimi dhe turizmi na sillnin 1.2 miliard euro të ardhura në tre shtetet tona. Kur i ndërlidhim të gjithë këto të punësuar krijojmë një atmosferë të mirë”,  u shpreh Gjorçeviq.

Pas panel-diskutimit vijuan pyetjet për tre ministrat nga sektori privat i biznesit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre dhe problematikat me të cilat përballen ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button