SHBA-ja në bisedime me shtetet evropiane për naftën ruse

Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në “mënyrë jashtëzakonisht aktive” në diskutime me shtetet evropiane, bisedime që kanë për synim të gjejnë mënyra për të kufizuar të ardhurat ruse nga nafta, tha sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Zyrtarët amerikanë synojnë që nafta ruse të vazhdojë të arrijë në tregjet globale në mënyrë që të mos rritet çmimi që do të mund të shkaktonte recesion në mbarë botën, tha Yellen.

“Por, absolutisht objektivi është të kufizohen të ardhurat që shkojnë në Rusi”, tha ajo para një komisioni të Senatit më 7 qershor.

Sipas saj, ka disa mënyra që mund të arrihet ky synim, përfshirë edhe që blerësit e naftës të bashkohen dhe të kufizojnë çmimet që i paguajnë Moskës.

Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në “mënyrë jashtëzakonisht aktive” në diskutime me shtetet evropiane, bisedime që kanë për synim të gjejnë mënyra për të kufizuar të ardhurat ruse nga nafta, tha sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, transmeton REL.

Zyrtarët amerikanë synojnë që nafta ruse të vazhdojë të arrijë në tregjet globale në mënyrë që të mos rritet çmimi që do të mund të shkaktonte recesion në mbarë botën, tha Yellen.

“Por, absolutisht objektivi është të kufizohen të ardhurat që shkojnë në Rusi”, tha ajo para një komisioni të Senatit më 7 qershor.

Sipas saj, ka disa mënyra që mund të arrihet ky synim, përfshirë edhe që blerësit e naftës të bashkohen dhe të kufizojnë çmimet që i paguajnë Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button