OKB: Dhuna seksuale në rritje në Ukrainë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë raportuar për rritje të dhunës seksuale në Ukrainë, e cila është në luftë prej 100 ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po përballemi me një numër në rritje të akuzave për dhunë seksuale në Ukrainë”, i tha Këshillit të Sigurimit në një konferencë, Pramila Patten, e dërguara speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale në rajonet e konfliktit.

Duke deklaruar se janë pranuar 124 akuza për dhunë seksuale ndaj grave, vajzave dhe djemve, Patten tha se 56 akuza për dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin, ishin kundër grave dhe 49 kundër vajzave dhe djemve.

Patten paralajmëroi gjithashtu se gratë dhe fëmijët që ikin nga lufta janë bërë objektiva të trafikantëve të qenieve njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button