Osmani nuk mund ta parashikojë rezultatin në lidhje me zhbllokimin e procesit eurointegrues

Bisedime dhe negociata intensive dyditore, kur për herë të parë i bashkuar ekipet e ekspertëve së bashku me nivelin politik të bashkëpunimit, pa optimizëm të madh, sepse është shumë herët të thuhet, sepse ka shumë çështje dhe dilema të pazgjidhura. Ishte njëra prej takimeve më të mira që i kanë paru deri më tani në atmosferë konstruktive, raporton MIA. Ky takim i ka inkurajuar të dyja palët që të tentojnë këto ditë t’i shfrytëzojnë deri në maksimum që të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme.

Ky është vlerësimi i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani lidhur me vizitën e punës në vendin tonë që këtë fundjavë e pati homologja e tij bullgare Teodora Gençovska. Ai konsideron se nëse ka vullnet të mjaftueshëm, ka mundësi dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të gjetur zgjidhje, por themi se nuk mund ta parashikojë rezultatin.

Shefi i diplomacisë Osmani, sonte ndër të tjera, në “Tema e ditës” në TV Sitel konfirmoi se nuk ka propozim konkret francez, por tha se ka angazhim të madh nga presidenca franceze dhe interes personal nga presidenti i Francës, Emanuel Makron. Siç tha Osmani, Republika e Francës në këtë periudhë mundohet ta testojë disponimin e të gjitha vendeve anëtare, me këtë rast duke pasur qëndrim të qartë në proces. Por, theksoi ai, ne nuk lëmë asgjë rastësisë dhe çdo ditë e informojmë presidencën franceze për qëndrimet, për rreziqet, për variantet, për mundësitë.

“Ende nuk ka propozim nga presidenca franceze që jep udhëzime nëse mund diçka të jetë në pjesën e të drejtave të njeriut, si kusht në kornizën negociuese. Bëjmë maksimumin që mundemi nga ana jonë, megjithatë nuk varet vetëm nga ne”, është i drejtpërdrejtë Osmani.

Sipas tij, është e saktë që Republika e Bullgarisë kërkon që të gjitha çështjet të vendosen si kushte në procesin negociues, ndërsa pozita jonë është se Marrëveshja është bilaterale dhe kështu duhet të zgjidhet, ndërsa procesi evropian nuk duhet të jetë platformë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

I pyetur nëse jemi të gatshëm në pjesën e të drejtave të njeriut të kemi kusht, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka vendosur model unik të demokracisë multietnike funksionale në të cilën qytetarët i realizojnë të drejtat e tyre si individualisht ashtu edhe brenda komuniteteve të tyre.

“Kjo nuk do të thotë se çështjet historike gjegjësisht çështjet të cilat imponojnë disa zgjidhje ndaj qytetarëve për ndjenjat e tyre, kjo është e drejtë e çdo qytetari”, tha Osmani.

Në pyetje të gazetarëve nëse mbetet në rezervë se pas qershorit nëse ende mbetet vetoja se nuk duhet të jenë në fokus bisedimet me Sofjen, por të fokusohemi në çështje të tjera, Osmani theksoi se ajo në Bullgari është keqkuptuar si njëfarë ultimatumi. Ky, sqaroi, ishte vlerësimi im objektiv se “dritarja e mundësive” disi po mbyllet me këtë presidencë franceze.

“Mesazhi ishte i sinqertë ndaj Bullgarisë, mesazh i sinqertë ndaj BE-së dhe në atë fakt ende e bazoj optimizmin tim se do të mbizotërojë arsyeja tek të gjithë se kjo ndoshta është një prej dritareve të rralla të mundësisë”, tha ndër të thera ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button