fbpx

Prishtinë, një i vdekur nga lisi i rrëzuar nga erërat e forta

Një 30-vjeçar ka vdekur pasi atë e ka zënë një lis, i cili është rrëzuar nga një stuhi e befasishme, në Prishtinë. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka deklaruar se dy persona i ka zënë lisi i rrëzuar.

Sipas tij, personi tjetër, një 30-vjeçare, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button