fbpx

DASH sanksionoi dy politikanë të tjerë në Ballkan

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksionuar dy politikanë të tjerë në Ballkan, raporton ABC. Bëhet fjalë për dy zyrtarë të njohur në Bosnje, Marinko Cavara, President i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Alen Seranic, Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Republika Srpska.

Sipas DASH, ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit duke minuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit dhe proceset apo institucionet demokratike.

Veprimi i sotëm përforcon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të promovuar llogaridhënien në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë për ata zyrtarë që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të tyre”, thuhet në deklaratën e DASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button