RMV, në mesnatë do të rriten përsëri çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,30% në raport me vendimin e datës 3.6.2022, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU, rritet për 0,868 den/kg dhe tani do të jetë 55,508 den/kg. Nga data 7.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 102,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 55,508 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,179 %, te nafta për 1,697 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,673 % dhe te mazuti për 0.482% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,009%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button