fbpx

Mbretëresha Elizabeta u shfaq në ballkonin e Pallatit Buckingham në fund të shënimit të jubileut të 70 vjetorit

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta e Dytë është shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham në pjesën e fundit të shënimit të jubileut të platintë – 70 vite në fron. Ajo buzëqeshte dhe përshëndeste me dorë, përderisa qëndronte pranë princit Charles, Camila-s dhe dukës dhe dukeshës së Cambridge-it Uiliam dhe Kate me fëmijët e tyre, ndërsa kishte duartrokitje mahnitëse nga turma e cila ishte befasuar, por edhe e mahmitur që panë. Pas shkurt kohë, mbretëresha u kthye në pallatë, transmeton Portalb.mk.

Në fund të mainfestimit, mbretëresha adresoi porosi me falënderime:

“Edhe pse ndoshta nuk kam marrë pjesë personalisht në çdo ngjarje, zemra ime ishte me të gjithë ju dhe mbetem e përkushtuar t’ju shërbejë më së miri që mundem, e mbështetur nga famija ime”, tha mes tjerash ajo.

Mbretëresha 96 vjeçare dy ditët e kaluara nuk mundi të marrë pjesë në ngjarje për shënimin e jubileut historik, pasi muajt e fundit ka problem me lëvizjes. Mbretëresha u paraqit në publik vetëm dy herë gjatë festimeve katërditore.

Mbretëresha Elizabeta është monarku me sundim më të gjatë të një monarki në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është në fron 70 vite, nga viti 1952, që i mundëson Britanisë për herë të parë të festojë jubile mbretëror të platintë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button