Regjim i posaçëm në komunikacion nesër në Shkup

Për shkak të mbajtjes të garës reviale “Vozit drejtë, vozit shëndetshëm” me fillim nga Porta “Maqedonia”, përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, djathtë përmes rrugës “Dame Gruev”, drejtë përmes bulevardit “VMRo” deri te udhëkryqi me bulevardin “Ilinden”, djathtë përmes bulevardit “Ilinden” deri te udhëkryqi me rrugën “Naum Naumovski Borçe” – Parku i qytetit tek përmendorja e Goce Dellçevit, nga ora 18:00 deri në ora 20:00 do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga këto arsye Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm nëpër rrugët e lartëpërmendura, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës.

Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnëurdhrat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button