RMV, Aleanca për Shqiptarët zgjodhi dy sekretarët e partisë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e sotme të dytë pas Kongresit, vendosi që profesoreshën Vjollcë Berisha të zgjedhë për sekretare të përgjithshme, ndërsa profesorin Elmi Aziri për sekretar organizativ të partisë, njofton Portalb.

“Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja e punës së Kryesisë së Partisë. Para anëtarëve të Kryesisë u njoftua se gjatë afatit të konkursit të të shpallur për kryetar dege, nga data 16 deri më 23 maj 2022, kanë aplikuar 45 kandidatura në gjithsej 28 dege”, thuhet në kumtesën partiake.

Potencojnë se ditëve në vazhdim komisioni për përzgjedhjen e kandidaturave do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të intervistohen kandidatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button