Ministrja Petrovska u kthye nga Uashingtoni me grant prej 40 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në modernizimin e ushtrisë së Maqedonisë me 40 milionë dollarë ndihmë financiare, u konfirmua dje në kuadër të dialogut strategjik në Uashington ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Nga pala maqedonase, në dialogun strategjik morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e cila tha se Qeveria dhe ministria e saj mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre për rritjen e buxhetit të mbrojtjes prej 1.77%.PBB këtë vit deri në 2 për qind deri në vitin 2024, duke përfshirë parashikimin që 20 për qind e këtij buxheti do të ndahet për pajisje dhe modernizim.

Në kontekst të modernizimit, Petrovska falënderoi për pjesëmarrjen financiare nga Shtetet e Bashkuara në blerjen e transportuesve të rinj të blinduar të lehta që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e kapaciteteve të Armatës.

Përfaqësues i Pentagonit në dialogun strategjik ishte zëvendës ndihmës sekretarja e mbrojtjes e SHBA, Laura Cooper, e cila tha se përpjekjet për zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë janë për tu marrë shembull, gjë që mund të shihet përmes investimit në pajisje të reja dhe të sofistikuara në përputhje me procesin e planifikimit të NATO-s dhe standardet e Aleancës.

Cooper shtoi se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë investuar afro 45 milionë dollarë në modernizimin e ushtrisë dhe se 40 milionë dollarë shtesë janë planifikuar vetëm për këtë vit përmes programit të financimit ushtarak dhe programit 333.

Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Maqedoninë e Veriut me ekspertë, si dhe 4.5 milionë dollarë ndihmë financiare përmes programit 333, i projektuar për të ndërtuar aftësitë e mbrojtjes kibernetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button