fbpx

Rritja e euroskepticizmit në RMV nga lajmet e rrejshme, Jashari: Janë fushata që burimin e kanë në Moskë

Në mesin e fushatave me lajme të rrejshme, është edhe ajo që synon të rrisë skepticizmin e qytetarëve te Bashkimi Evropian, tha drejtori i Fondacionit “Metamorphosis”, Bardhyl Jashari, në emisionin “Click Plus” në TV21, ku u fol se si lajmet e rrejshme minojnë demokracinë.

“Përkrahja për BE-në në vitin 2007 në Maqedoni ka qenë mbi 90%. Si rezultat i të gjitha këtyre fushatave të ndryshme nga aktorë që burimin e kanë në Moskë, tani përkrahja për BE-në në Maqedoni ka rënë diku 65% në 2019-tën dhe tash më duket është edhe më pak. Ajo që është e rëndësishme është se si pasojë direkte e këtyre fushatave, të cilat përveç se japin lajme të rrejshme, narrativ kryesor e kanë ta paraqesin perëndimin si një lloj sistemi të dobët, BE-në si sistem i cili nuk është unik, nuk sjellë mirëqenie për qytetarët dhe eurskepticizmi si pasojë e këtyre fushatave dezinformuese është 3% më i lartë. Pra, përveç që ka ra përkrahja për BE-në edhe numri i atyre që janë skeptik ndaj BE-së është rritur për 3%. Dhe kjo është një pasojë konkrete e këtyre fushatave dezinformuese”, tha Jashari.

Ai, gjithashtu tha se një nga burimet e lajmeve të rrejshme në RMV janë edhe PR-et e subjekteve politike.

“Burimet e lajmeve të rrejshme janë të shumta. Mund të themi se një pjesë e këtyre lajme të rrejshme janë ato të PR të subjekteve politike. Pastaj është edhe një burim tjetër që është më i rrezikshëm, ai i jashtëm që u shërben agjenturave të huaja, tha Jashari.

Emisionin e plotë ku mori pjesë Jashari mund ta ndiqni më poshtë:

Ndryshe, më 31 maj të vitit 2022 në Shkup, u mbajt konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, kushtuar ndërtimit të një qasjeje shumësektoriale për zgjidhjen e problemit me dezinformatat përmes angazhimit të përbashkët të institucioneve shtetërore, mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile, bashkësisë akademike dhe sektorit privat.

Në ngjarje u prezantuan edhe rekomandimet që Fondacioni “Metamorfozis” i propozon si bazë për veprime të përbashkëta shoqërore për adresimin e këtij problemi, të marra si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftën kundër dezinformatave.

Konferenca ofroi një platformë për diskutim ndërmjet palëve të interesuara që punojnë për zhvillimin e demokracisë duke i luftuar dezinformatat dhe duke e avancuar lirinë e shprehjes, duke u mundësuar atyre të rrjetëzohen dhe t’i ndajnë përvojat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button