RMV, edhe sonte do të shtrenjtohet çmimi i dizelit
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në seancën e sotme ka miratuar vendim me të cilin shtrenjtohet çmimi i dizelit, ndërkaq çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta, njofton Portalb.mk.
Sipas vendimit, çmimet e derivateve prej në mesnatë do të shiten:
- Dizeli: 99.5 denarë për litër
- Benzina BS 95: 107 denarë për litër
- Benzina BS 98: 109 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë: 95.5 denarë për litër
- Mazuti: 54.64 denarë për kilogram