Festivali “UNUM”, gjashtë ditë e gjashtë net pa ndërprerë muzikë elektronike në plazhin e “Ranës së Hedhun” (VIDEO)

Gjashtë ditë e gjashtë net pa ndërprerë, priten të performojnë rreth 80 DJ nga e gjithë bota në plazhin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Më një qershor u hap edicioni i tretë i festivalit “UNUM” dhe do të zgjasë deri më gjashtë qershor. E ndarë në tre skena, ky festival ofron muzikë elektronike 24 orë pa ndërprerë. Por, jo vetëm, në këtë festival ju mund të shijoni detin, plazhin, rrezet e diellit dhe aktivitet speciale përgjatë ditës, shkruan Portalb.mk.

“UNUM-i” si iniciativë nisi para katër viteve, ku pronarët e klubit “Zone” erdhën me idenë që të promovojnë turizmin në pjesën veriore të Shqipërisë përmes muzikës. Ata u angazhuan dhe gjetën organizatorë me përvojë të lartë pune me qëllim që ky festival te jetë në një nivelit të lartë. “UNUM-i” po i sjell DJ-të më të mëdhenj të muzikës elektronike dhe në bazë të kësaj po tërheq turist në bregdetin shqiptar të veriut. Shitjet më të mëdha të biletave janë nga Franca, Zvicra, Gjermania, Romania dhe Anglia.

“Me këtë festival po promovohet turizmi, mikpritja, kultura, ushqimi i veriut të Shqipërisë. Edicioni i parë u lançua në vitin 2019, ku më pas vitin tjetër menjëherë kishte një pauzë për shkak të pandemisë. Por, vitin e kaluar “UNUM” ishte festivali i parë i cili u mbajt në Evropë pas karantinës. Me këtë rast festivali u ngrit në një nivel tjetër, ku arriti që të ketë një publik edhe më të madh nga e gjithë bota. Vitin e kaluar “UNUM” arriti të pres rreth 15.000 njerëz edhe këtë vit pritet një numër i ngjashëm.” tha Ardin Badivuku, PR i festivalit.

Arsyeja se përse u zgjodh Shëngjini si lokacion i festivalit është se ky vend gjendet në një pikë gjeografike e cila është shumë e përshtatshme për organizim. Ky vend ka shumë afër Aeroportin e Tiranës, Prishtinës dhe Podgoricës. Kjo e bën më të lehtë qasjen e njerëzve të cilët kanë interes për të udhëtuar drejt Shqipërisë për në festival. “Rana e Hedhun” është plazh jo shumë e frekuentuar, ndërsa ka një bukuri të jashtëzakonshme dhe ky festival ka bërë që jo vetëm vendet fqinje ta njohin këtë vend, por edhe turist nga mbarë bota.

Për të gjithë të cilët janë të interesuar që të shijojnë ritmin e muzikës elektronike, bashkë me pamjen magjepsëse të “Ranës së Hedhun”, mund t’i gjejnë biletat online. Përveç muzikës do të ketë edhe aktivitete të tjera, si joga, pazar të vogël ku artistët do të mund të shesin dhe promovojnë produktet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button