Zjarri ende aktiv dhe ka flakë, reagojnë nga ndërmarrja “Pofix”: Shkaqet e paraqitjes së zjarrit janë ende të panjohura për ne

Nga ndërmarrja “Pofix” që u kapluan nga zjarri hapësirat e depos së tyre gjatë mbrëmjes së sotme përmes një shkrimi në Fejsbuk theksojnë se shkaqet e paraqitjes së zjarrit janë ende të panjohura për ta, por ajo që është me rëndësi jetike është fakti se nuk ka humbje jetësh, njofton Portalb.
“Me këtë rast, publikisht i falemenderohemi ekipeve të zjarrëfikësve, Kryetarin E Komunës Së Tetovës dhe organeve të rendit të cilët maksimalisht po e bëjnë punën e tyre në teren, si dhe qytetarëve dhe afaristëve të Tetovës të cilët u inkuadruan shuarrjen e zjarrit”, thuhet në reagimin nga kompania.
Ata njoftojnë opinionin publik se zjarri në masë të madhe është shuar dhe shpresojnë për tejkalimin sa më të shpejt të kësaj situate.
Siç raporton raportuesi i Portalbit nga terreni, zjarri ende është aktiv dhe ka flakë, ndërsa zjarrfikësit ende po intervenojnë në shuarjen e tij.
Gjatë orëve të paraditës së sotme hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” u kapluan nga zjarri, por që është vënë në kontroll, ndërkaq ekipet zjarrfikëse vazhdojnë me aktivitetet për fikjen e plotë. Ekipi i Armatës për mbrojtje nga armët atomike, kimike dhe biologjike ka konstatuar se në ajër nuk ka grimca të gazrave helmues, ndërkaq kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se nesër do të vazhdojë procesi mësimor. Në ndërhyrjet gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime të lehta, për çka është dashur edhe ndihma mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button