RMV, nga mesnata shtrenjtohet dizeli

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,36 për qind në raport me vendimin e datës 23.5.2022, njofton Portalb.

Çmimet e shitjes me pakicë tëbenzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,323 den/kg dhe do të jetë 54,640 den/kg.

Nga data 31.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë të këtilla:

EUROSUPER BS – 95 95,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 97,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button