Deri tani kemi dhuruar 14 kamionë me ndihmë për Ukrainën, aksion i ri për mbështetje të refugjatëve në vend

U mblodhën mjete financiare shtesë dhe mbështetje të tjera në kuadër të akcsionit humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina, i titulluar si “Ditët e humanizmit”. si pjesë e një aksioni humanitar, për të ndihmuar refugjatët ukrainas, të titulluar “Ditët e humanizmit”. Aksioni u mbajt në periudhën prej 25.5 deri më 27.5.2022 në MOSH Bar, ndërsa ishte në organizim të Jovan Andonovskit, zëvendës Avokat i Popullit dhe MOSH Bar në Shkup, me mbështetje të Ambasadës së Ukrainës në Shkup, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

“Motivimi emocional për këtë aksion është të ndihmohen ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, kujtimet, jetët, ndërsa motivimi racional me shembuj të ngjashëm të zgjojmë ndërgjegjen tek individët që me hapa dhe aksione të këtilla të jenë faktor i drejtpërdrejtë për ndryshim pozitiv të ndërgjegjes kolektive. Pak duhet për ta zgjuar humanizmin tek të gjithë ne, me një hap të vogël mund të bëjmë ndryshim të madh, ndaj dua t’u shpreh përzemërsisht mirënjohje të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij aksioni”, tha iniciatori i “Ditët e humanizmit”, Jovan Andonovski, zëvendës Avokati i Popullit.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe Roman Buga, zëvendës-ambasador i Ukrainës në Shkup dhe Oleksandar Urbanoviq nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

“Thoni se jeni vend i vogël, ndërsa ne gjithmonë përgjigjemi se keni zemra të mëdha dhe pikërisht kjo situatë tregon se miqtë e vërtetë shihen në kohë të vështira dhe shpresoj që ky veprim, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të ukrainasve të vendosur në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë”, tha Buga dhe falënderoi edhe një herë për mbështetjen e madhe.

Oleksandar Urbanoviq nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut theksoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, së bashku me Ambasadën e Ukrainës në Shkup, kanë arritur të dërgojnë 14 kamionë me ndihma humanitare.

“Me këtë ngjarje do të ndihmojmë një pjesë të caktuar të njerëzve që janë këtu në Maqedoni, ndoshta diçka do të dërgohet në Ukrainë dhe me këtë do të kemi mundësi t’ju ndihmojmë atyre që janë çdo ditë nën stres nga kjo luftë. Faleminderit, lufta vazhdon ende dhe ne kemi ende nevojë për ndihmën tuaj, prandaj kushdo që mund të ndihmojë le ta bëjë këtë, depoja e Gorska në Gjorçe Petrov është e hapur çdo ditë dhe ndihma mund të sillen në çdo kohë”, tha Oleksandar Urbanoviç nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Në pikën për donacione i hapur në MOSH (Qendër), gjatë tri ditëve të kaluara janë grumbulluar veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, ushqime etj., ndërsa në kuadër të festës humanitare, që u mbajt të premten, u mblodhën edhe mjete financiare. I gjithë fondi i është dorëzuar Ambasadës së Ukrainës në Shkup, që më pas do t’u shpërndahen refugjatëve që ndodhen në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke bërë që Perëndimi të vendoste sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button