fbpx

RMV, numri i termocentraleve fotovoltaike për një vit është rritur për 28, sivjet ka investime të përforcuara (Infografik)

Në periudhë prej një viti, numri i termocentraleve fotovoltaike të regjistruara që prodhojnë rrymë nga dielli si burim ripërtëritës i energjisë është rritur për 28 objekte të reja. Në vitin 2021 ka pasur 168 termocentrale solare me kapacitet prej 23,83 megavat, ndërsa sivjet përfundimisht me 16 maj, numri i tyre është rritur në 196 termocentrale fotovoltaike të cilët kanë kapacitet prej 30,83 megavat, shkruan Meta, njofton Portalb.

infografik nga Meta.mk termocentrale fotovoltaike

Të dhënat e këtilla i publikoi Agjencia për energjetikë në Regjistrin e elektrocentraleve për prodhim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse të energjisë. Bëhet fjalë për termocentrale solare të cilët prodhojnë rrymë jo vetëm për nevoja persona, por njëkohësisht e plasojnë energjinë elektrike në shitje. Numri i termocentraleve fotovoltaike që prodhojnë energji elektrike për nevoja personale është edhe më i madh, por ato nuk janë të regjistruara për shkak se nuk u nevojiten kurrfarë licencash e as aprovime.

Në periudhë prej një viti, numri i hidrocentraleve të vogla në vend është rritur nga 98 të vitit të kaluar në 102 hidrocentrale sivjet. Përfundimisht me 16 maj të këtij viti, kapaciteti i tyre ka qenë 90,62 megavat. Të dhënat e Agjencisë për energjetikë tregojnë se nuk ka zhvillime pozitive në hapjen e termocentraleve të reja me erë, termocentraleve të biogazit dhe biomasës në periudhën nga maji i viti 2021 deri më sot, edhe pse e gjithë bota në këtë periudhë kalon në krizë energjetike e cila ka ndikim të saj serioz edhe në vend.

Përfundimisht me 16 majin e sivjetmë, Maqedonia e Veriut ka vetëm një park me erë me kapacitet 36,8 megavat, 3 termocentrale me biogaz me kapacitet 6,999 megavat dhe një termocentral të biomasës me kapacitet 0,9 megavat. Gjithsej së bashku, të gjithë elektranat të cilat i shfrytëzojnë burimet ripërtëritëse të energjisë dhe janë të regjistruara në Regjistrin e Agjencisë për energjetikë kanë kapacitet prej 165,84 megavat. Të gjithë së bashku, ato kanë kapacitet më të vogël se termocentrali “Negotino”, ose mund të prodhojnë rrymë më pak se një bllok i REK “Manastir”.

Megjithatë, kriza aktuale energjetike jashtëzakonisht e rriti interesin e kompanive nga Maqedonia e Veriut për investim në kapacitete energjetike personale, fillimisht në termocentrale solare. Meta.mk tashmë ka shkruar se investimi në termocentrale fotovoltaike për momentin është opsioni i vetëm, përmes të cilës kompanitë nha vendi mund të mbërrijnë deri te fatura më e ulët për energji elektrike, por edhe të marrin burim të besueshëm që do t’i furnizojë me rrymë kapacitetet prodhuese edhe në periudhën e ardhshme.

“Përfundimisht me prillin e vitit 2022 KRRE ka dhënë 36 licenca për prodhim të energjisë elektrike nga termocentrale fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 12,7 MW. Në mënyrë praktike, në katër muajt e parë të vitit kemi 47 për qind nga kapaciteti i përgjithshëm në tre vitet e fundit, që është konfirmim për interesin e madhe”, deklaruan për Meta.mk nga Komisioni Rregullator për Energjetikë në fillim të majit të këtij viti.

Edhe nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ër Meta.mk deklaruan se çmimi i energjisë elektrike është në rritje të përhershme, por edhe se për momentin nuk mund të parashihet lëvizje e mëtejme e të njëjtës.

“Të gjithë parashikimet dhe analizat dëshmojnë në atë se çmimi i rrymës assesi nuk mund të kthehet në nivelin prej 65 euro MWh, siç ishte vitin e kaluar, dhe se krahas pasojave nga pandemia, në vitet e ardhshme vazhdimisht do të merremi edhe me këtë çështje”, deklaruan për Meta.mk nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Nga KRRE theksuan se vendi duhet të punojë në muajt vijues për mundësim që amvisëritë në Maqedoninë e Veriut të instalojnë panele fotovoltaike në rrymën e konsumuar personale, duke potencuar se kursimi kryesor nga instalimi i tyre ndodhë pikërisht në periudhat e tarifës së lartë diore, kur dielli ngroh, por edhe kur çmimi i energjisë elektrike është më i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button