Me armë plastike, 17 vjeçari arriti të kryen dhjetë vjedhje nëpër Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 17 vjeçarin, i cili në prani të prindit, avokatit dhe inspektorit ka pranuar se ka kryer vjedhje nëpër disa objekte të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 17 vjeçari nga fshati Zelenikovë – Shkup në një lokal në Aerodrom, për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje” në një bastore sportive në fshatin Draçevë”, raportojnë nga Policia.

I dyshuari ka pranuar gjatë bisedës informative se ka kryer dhjetë vjedhje në bastore sportive, prej 3 dhjetorit deri më 27 maj.

“Në një bastore sportive, 17 vjeçari përmes kërcënimit me një armë plastike, ka arritur të marrë paratë nga e punësuara, në ditën e njëjtë, me mënyrën e njëjtë, ka kryer edhe një vjedhje në një bastore tjetër sportive”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button