Boris Kamçev: Dezinformatat dhe fabrikimi i lajmeve janë ndër levat kryesore të regjimit të Putinit dhe arsyeja e sundimit të gjatë

Boris Kamçev është gazetar dhe komentator i politikës së jashtme, i cili aktualisht punon si reporter për Agjencinë Informative Maqedonase (AIM) në Uashington, DC, ndërsa është edhe bashkëpunëtor i rregullt i LNG Publishing, shtëpi botuese amerikane në Uashington, ku shkruan për industrinë e derivateve të naftës të Rusisë, për vendet e ish-BRSS dhe vendet e rajonit të Evropës Lindore. Kamçev më parë ka punuar si korrespondent nga Rusia për gazeta ditore dhe revista javore maqedonase, ka qenë i angazhuar edhe si bashkëpunëtor për çështje të biznesit në redaksinë e The St. Petersburg Times, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Russia Profile, internet edicioni i RIA Novosti në anglisht.

Borisi është autor i dy librave për Rusinë: “Rusia e Putinit” dhe “Autokracia dhe Vertikalja”, që janë botuar përkatësisht në Shkup në vitin 2013 dhe vitin 2020. Në një intervistë për “Vërtetmatësin”, ai foli për temat aktuale që lidhen me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, gjendjen me dezinformatat, propagandën dhe kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, mbylljen e mediave të pavarura në Rusi dhe ndikimin e propagandës së Kremlinit në Ballkanin Perëndimor, si dhe kontesti që vendi e ka me Bullgarinë, shkruan “Vërtetmatësi”.

Në vijim e transmetojmë intervistën e plotë:

Si është situata aktuale e brendshme në Federatën Ruse për sa i përket dezinformatave? Si ka ndikuar pushtimi i Ukrainës në prodhimin dhe përhapjen e tyre? A ka rritje apo niveli i tyre është i qëndrueshëm duke pasur parasysh mendimet e disa analistëve se Kremlini e ka përgatitur publikun e vendit për një luftë të tillë prej vitesh, të paktën që nga viti 2014?

“Kontrolli i burimeve kryesore të informacionit të Rusisë ka qenë prioritet për presidentin rus Vladimir Putin qysh nga viti 2000, kur ai mori presidencën nga paraardhësi i tij, Boris Jelcin.

Raportimi tendencioz, dezinformatat dhe fabrikimi i lajmeve janë ndër levat kryesore për ruajtjen e regjimit dhe arsyeja e sundimit të gjatë të Putinit. Në Rusi, ato vijnë në shumë forma – nga shpifja dhe frikësimi i kritikëve, politikanëve të opozitës dhe gazetarëve kritikë ose retorika me qëndrime ekstreme konservatore ndaj komunitetit LGBT, deri te rrjedha e materialeve të ashtuquajturave “kompromat”, përkatësisht materiale komprometuese për të hequr zyrtarët që kanë nuk janë me në mëshirën e strukturave qeverisëse, mbi të gjitha, të t[ ashtuquajturve “Siloviki”, përfaqësuesit e fuqishëm të ministrive të forcës dhe detyrimit, apo të vetë Putinit.

Nuk do të thosha se dezinformatat janë zvogëluar para aneksimit të Krimesë në 2014 dhe më pas u shtuan. Si një mjet efektiv i qeverisë, propaganda në Rusi ka ekzistuar që nga shpikja e medias së shkruar, me përjashtim të periudhës së shkurtër të demokratizimit në vitet 1990. Për të qenë më të saktë, me ardhjen e retorikës antiperëndimore të Putinit dhe me kërkesat për një rishikim të rendit global të bërë nga diplomacia ruse që nga viti 2007, dezinformatat janë ndërkombëtarizuar duke shtuar komponentë të tillë si anti-amerikanizmi, anti-ukrainizmi ose përshkrime për kinse dekadencën e Evropës.

Kulmi i këtij konflikti gjeopolitik me Perëndimin dhe mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e njohim ne, ishte përfshirja e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 (dhe shumë zgjedhje të tjera në Evropë) dhe zgjedhja e Donald Trump, i cili për shumë e njohës të rrethanave, fitoi me ndihmën e propagandës së përsosur ruse dhe sasinë e efektivitetin e dezinformatave të shpërndara në domenin amerikan në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Jo rastësisht, në vitin 2011, Putin tha se “Interneti global është një mjet i CIA-s dhe se duhet të frenohet” me një kërcënim të heshtur se “do t’ju godasim me gurin tuaj në kokë”.

Shoqëria ruse aktualisht është në një apati dhe mungesë shprese të paparë. Propaganda, të paktën në terrenin vendas, është një makinë e ndërlikuar, si gjithmonë. Me kontrollin absolut të qeverisë mbi median dhe gjyqësorin, kontrollin e një sistemi totalitar dhe pak rusë të mbetur përparimtarë nuk mund të bëjnë shumë për ndonjë ndryshim.

Propaganda dhe dezinformatat rreth vendimit të Kremlinit për të nisur dhe realizuar agresion ushtarak kundër Ukrainës, ose “luftë agresioni” siç përshkruhet në Perëndim, është vetëm vazhdim i natyrshëm i situatës që ka nisur e vazhdon që nga viti 2000. Shembulli më i spikatur ishin gënjeshtrat e politikanëve dhe diplomatëve rusë se grumbullimi i trupave në kufirin me Ukrainën ishte “çështja jonë e brendshme” dhe se nuk po përgatitej sulm ndaj shtetit fqinj, kurse pasi ndodhi kjo, ata deklaruan se ishte “operacion ushtarak” (termi i saktë sipas censurës ushtarake në Rusi) që do të jetë “me shpejtësi rrufeje” dhe i shkurtë.”

Sa ishte negative mbyllja e pak mediave të pavarura të mbetura në Rusi me fillimin e luftës, si dhe heqja e aksesit në Facebook, Instagram dhe Twitter? A luajtën këto media dhe rrjete sociale rol të madh në informimin e publikut në Rusi, apo roli i tyre ishte i kufizuar?

“Ishte mjaft e parashikueshme që me luftën në Ukrainë dhe shtrëngimin e lakut në shoqërinë ruse me dënime drakoniane për protesta paqësore dhe shprehje të lirë, si dhe censurën e sapoimponuar ushtarake, pak media të pavarura të mbetura si TV Dozhd (Shiu)  ose radio Eho (Jehona) apo Moska do të vuajnë. Padyshim, roli i këtyre mediave ishte i rëndësishëm në informimin e publikut.

Veç kësaj, heqja e Facebook-ut dhe Instagram-it ka ndërprerë të ardhurat e mijëra gazetarëve të njohur rusë, shou bizneseit dhe sipërmarrësve të zakonshëm, të cilët në këto platforma kanë transmetuar emisione, talk show apo reklamat e tyre, të cilat numërohen në dhjetëra e qindra mijëra abonent. Shumë prej tyre, si dhe gazetarë nga mediat e mësipërme, kanë shkuar jashtë vendit, mund të thuhet në mërgim, duke kërkuar mjete të tjera për jetes ose duke raportuar nga demokracitë fqinje si Estonia, Latvia apo Gjeorgjia.”

Cili është roli dhe fuqia e mediave të financuara nga Kremlini për audiencën e huaj si RT (Russia Today), Sputnik dhe të tjerë? Për më tepër që, disa prej tyre kanë pushuar së punuari në vende të caktuara dhe në disa rrjete sociale shfaqet një paralajmërim para se të hyjnë në ndonjë portal në pronësi të shtetit rus dhe të ngjashme.

“Me agresionin ushtarak kundër Ukrainës, fuqia e medias shtetërore ruse në Perëndim është degraduar plotësisht në shumë vende. Edhe pse në vende si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria, ku Putini tradicionalisht ka njëfarë mbështetjeje, ato ende ndikojnë disi në opinionin publik, por jo në atë masë si para pushtimit. Në shumë vende, si Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, ato janë të ndaluara dhe duke shënuar në rrjetet sociale se këto media sponsorizohen nga shteti rus, ndikon negativisht në popullaritetin e tyre, i cili reduktohet në komente kritike apo ofendime nga audienca perëndimore.”

Cila është situata me kërcënimet hibride dhe propagandën e Kremlinit në nivel ndërkombëtar, në vendet perëndimore dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor krahasuar me periudhën e paraluftës në Ukrainë? A mund të thuhet se me fillimin e përdorimit të armëve, propaganda e Kremlinit është tashmë e një rëndësie dytësore, apo mendoni se ajo ende luan rol shumë të rëndësishëm pavarësisht se vendet perëndimore janë bashkuar në dënimin e luftës në Ukrainë dhe kur bëhet fjalë për politikat ndaj Federatës Ruse?

“Në kontekst të kësaj, pak ditë më parë, ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në OKB e akuzuan Rusinë për përhapjen e dezinformatave dhe frikësimin dhe ndalimin e gazetarëve që thonë të vërtetën për Ukrainën. Këto akuza janë vetëm një element në sërën e veprimeve të ngjashme me ato në të kaluarën, pas fillimit të luftës.

Propagandës së Kremlinit në Perëndim i është dhënë një goditje vendimtare dhe tani është më e rëndësishme brenda vendit sesa jashtë. Kërcënimet hibride tani zbresin në shantazh ose bllof mbi përdorimin e pretenduar të armëve bërthamore taktike në Ukrainë ose mbi fluturimet nga bombarduesit strategjikë. Kërcënimet hibride në rrjetet sociale dhe përmes mediave tradicionale nuk e kanë fuqinë që kishin para luftës.

Propaganda dhe dezinformatat rreth vendimit të Kremlinit për të nisur dhe kryer agresion ushtarak kundër Ukrainës, ose ‘luftë agresioni’ siç përshkruhet në Perëndim, është vetëm një vazhdim i natyrshëm i situatës që ka zgjatur që nga viti 2000. Midis tyre, shembulli më i spikatur ishin gënjeshtrat e politikanëve dhe diplomatëve rusë se grumbullimi i trupave në kufirin me Ukrainën është “çështja jonë e brendshme” dhe se një sulm ndaj vendit fqinj nuk po përgatitet.”

A është Rusia e vetëdijshme për dëmin e mundshëm ndaj vendit dhe qytetarëve të saj nga sanksionet ndërkombëtare nëse ato vazhdojnë në afat të mesëm apo afat të gjatë? A ka sukses propaganda e Kremlinit në shtypjen e informacionit në lidhje me rreziqet dhe dëmet e mundshme të sanksioneve kundër qytetarëve të tij dhe ekonomisë ruse?

“Shoqëria ruse aktualisht është në apati dhe mungesë shprese të paparë. Propaganda, të paktën në shtëpi, është një makinë e ndërlikuar, si gjithmonë. Me kontrollin absolut të qeverisë mbi median dhe gjyqësorin, kontrollin e një sistemi totalitar dhe me pak rusë përparimtarë të mbetur, pak mund të bëhet për ndryshimin.

Situata aktuale në Rusi mund të përshkruhet më së miri me fjalët e disidentes, autores dhe mendimtares së famshme ruse, Valeria Novodvorskaja, e cila në një ese të vitit 1994 ka shkruar:

“Që nga shekulli i 16-të ne kemi ekzistuar sipas ligjeve të psikozës maniakale-depresive, e cila vetëm pas 100 vjetësh është bërë një karakteristikë kombëtare.”

Ky përshkrim më së shumti i shkon për shtati Rusisë sot. Absolutisht askush nuk e di se deri në ç’thellësi tektonike do të zhytete vendi pas agresionit ushtarak kundër Ukrainës dhe akuzave ndërkombëtare kundër Putinit dhe gjeneralëve për krime lufte. Dhe sa e izoluar do të jetë edhe pas nënshkrimit eventual të marrëveshjes së paqes për Ukrainën. Ka zëra rezistence brenda qeverisë, midis nji grupi të vogël të liberalëve dhe disa oligarkëve pro regjimit, por ata janë të vegjël dhe të pavendosur për një veprim më të gjerë për të krijuar kushte për grusht shteti të brendshëm dhe ndryshimin e qeverisë, qoftë në mënyrë paqësore apo përmes një revolucioni të dhunshëm.”

Cili ishte roli i propagandës së Kremlinit në relacion me Maqedoninë e Veriut në periudhën pas hyrjes së vendit në NATO, deri më sot? Nuk mund të pritet që një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve propagandistike të Kremlinit të drejtohen kundër Maqedonisë së Veriut, por a ka ndryshuar ndonjë gjë në aspektin propagandistik që nga hyrja e vendit në NATO?

“Sipas mendimit tim, Maqedonia e Veriut është pjesë e rajonit të Ballkanit ku Rusia ka ndikim të rëndësishëm, së bashku me Serbinë, pjesën serbe të Bosnjës dhe Bullgarinë. Natyrisht, kontesti aktual që e imponoi Bullgaria është shans i mirë për dezinformim. Ndikimi rus funksionon duke i shfrytëzuar dobësitë në shoqëritë perëndimore dhe duke u përpjekur t’i intensifikojë ato për të arritur shkallë gjeopolitike dhe shpërbërje të shoqërisë, duke e përdorur atë për interesat e veta të ngushta.

“Situata e sotme në Rusi mund të përshkruhet më së miri me fjalët e disidentes, autores dhe mendimtares së famshme ruse Valeria Novodvorskaja, e cila në një ese të vitit 1994 ka shkruar:” Që nga shekulli i 16-të ne kemi ekzistuar sipas ligjeve të psikozës maniakale-depresive, e cila vetëm pas 100 vitesh është bërë tipar kombëtar”. Ky përshkrim është më së shumti i shkon për shtati Rusisë sot.”

Si e shihni propagandën e Kremlinit kur bëhet fjalë për eksploatimin e kontestit Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë? Kremlini shumë shpesh, në 18 muajt e fundit, është pozicionuar në anën e Maqedonisë së Veriut në këtë kontest në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter nëpërmjet twiteve të ambasadave të tyre në Shkup, e deri diku edhe në Sofje. A ka Kremlini kapacitet të ndikojë negativisht në acarimin e këtij kontesti nëpërmjet propagandës së saj, madje edhe me veprime hibride?

“Nuk i ndjek aq shumë llogaritë në Twitter të ambasadave ruse në Shkup dhe Sofje, por kjo që thoni ju konfirmon narrativën se kur bëhet fjalë për rëndësinë e çështjes së pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE në skenën e brendshme politike bullgare, Moska krijon ndasi në Bullgari me mbështetjen e njërës palë, në vend që të kërkojë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, siç bëjnë BE dhe SHBA.”

Duke qenë se aktualisht jeni në Uashington dhe po e ndiqni këtë anë të konfliktit, si shihet ndikimi i dezinformatave të Kremlinit si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara? A po merren masa të rëndësishme për të luftuar dezinformimin e Kremlinit? Për shembull, a ka aktivitete kundër dezinformimit në paketën e fundit nga SHBA, për të mbështetur Ukrainën, që kap vlerën prej 40 miliardë dollarësh?

“Përgjigja ndaj ndikimit të këtyre dezinformatave ishin sanksione të ashpra ndaj subjekteve dhe individëve rusë që nga viti 2017 e në vazhdim, pas përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe për kongresin në SHBA. Nga viti 2016 e tutje, Rusia u bë temë e brendshme politike si për qeverinë aktuale, ashtu edhe për mediat kombëtare si CNN, Fox News ose MSNBC.

Për dallim nga reagimi i BE-së ndaj propagandës ruse, e cila është më e përqendruar në masat për shkeljen e privatësisë ndaj kompanive të teknologjisë qysh në vitin 2015, u formua një grup operacional për ta luftuar atë si Task Forca East StratCom në European External Action Service (Ministria e kombinuar e Punët e Jashtme dhe mbrojtja e BE-së), administrata Biden po ndërmerr lloje të tjera nismash. Në luftën kundër propagandës ruse, ajo mbështetet më shumë në të njëjtat kompani teknologjike si Google, Twitter dhe Facebook. Në Departamentin e Shtetit ekziston edhe një departament në i quajtur Global Engagement Center që ndan informacione me disa agjenci sigurie dhe qeveri të huaja në lidhje me dezinformatat ruse në mediat sociale, në media dhe në proksi ueb-faqet ruse.

“Kjo luftë, jo vetëm lufta në Ukrainë, por edhe lufta hibride e propagandës së Kremlinit kundër Perëndimit, nuk është zgjedhje e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s në Evropë.”

A mendoni se uniteti dhe solidariteti i botës demokratike në luftën kundër Kremlinit ka potencialin për të qëndruar në afat të gjatë, përkatësisht aq kohë sa do të duhet që lufta të përfundojë me rezultat që do të kënaqte edhe krainasit edhe aleatët e NATO-s? Sa është entuziazmi i SHBA për t’i shkuar kësaj pune deri në fund?

“Kjo luftë, jo vetëm lufta në Ukrainë, por edhe lufta hibride e propagandës së Kremlinit kundër Perëndimit, nuk është zgjedhje e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s në Evropë.

Si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund fazës së nxehtë të konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, ata po detyrohen të armatosin ukrainasit për rezistencë më efektive ndaj agresionit rus. Sa më i suksesshëm të jetë mbulimi i mediave perëndimore të unitetit vërtet të madh dhe të paprecedentë në përgjigje të agresionit rus – me armatime të mëdha dhe efektive, sanksione kufizuese të paprecedentë, ndalime dhe bojkotime – aq më shpejt Moska do të kuptojë se përpjekjet e saj po dështojnë dhe duhet të ulet në tryezë për bisedimet e paqes dhe përfundimin e luftës.

Sigurisht, Shtetet e Bashkuara janë në ballë të entuziazmit që ekziston në Evropë që lufta të përfundojë sa më parë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button