Ambasada britanike në Shkup shënoi Jubileun e Platinumit – 70 vjet shërbim për Mbretëreshën Elizabeth II

Ambasada britanike në Shkup shënoi këtë vit 70 vjet shërbim të Mbretëreshës.  Mbretëresha ka sunduar për më gjatë se çdo monark tjetër në historinë britanike, duke u bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në mbarë globin.  Ajo ka qenë diplomatja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, duke afirmuar marrëdhëniet e vjetra dhe duke ndërtuar lidhje të reja, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë, transmeton Portalb.mk.

Si pjesë e festimeve Ambasada Britanike në Shkup organizoi një festë në kopshtin e Zyrës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Ekselencës së tij, Stevo Pendarovski për të festuar lidhjet e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja britanike në Maqedoninë e Veriut, Rachel Galloway mbajti fjalim, duke përshëndetur Presidentin, Kryeministrin dhe nënkryetarin e Kuvendit si dhe mysafirët dhe miqtë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Galloway tha se “Marrëdhëniet e kahershme bilaterale midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të forcojnë dhe pasqyrojnë vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta si dhe bashkëpunimin midis institucioneve tona, parlamenteve tona, ushtrisë sonë dhe popullit tonë.”

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button