Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

Në SPB Tetovë sot në ora 18:50 është raportuar se në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të kryqëzimit për në Zherovjan të Tetovës, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga I.A. (49) nga Zherovjani ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Portlab.mk.

Në aksident shoferi I.A. i cili ka qenë i vetëm në veturë ka marrë lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton Fatmir Rexhepi, zedhenes i SPB Tetovë.

Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button