Ministria e Ekonomisë ndau çmimet për praktikat më të mira shoqërore të përgjegjshme të kompanive në vitin 2021

Ministria e Ekonomisë sot për herë të 13-të ndau Çmimet për praktikat më të mira shoqërore të përgjegjshme të kompanive në vitin 2021.

Fitues të Çmimit Kombëtar për praktikat më të mira shoqërore të kompanive në RMV 2021, në pesë kategoritë e ndryshme të çmimit, janë projektet: Alkaloid AD Shkup (“Njerëzit në radhë të parë”); A1 Maqedonia DOOEL Shkup (“Normalja e re”); Halk Banka AD Shkup (“HalkEco”); Alkaloid AD Shkup (“Fotovoltaic Termocentral”) dhe NLB Banka AD Skopje (“Korniza e Ndihmës NLB”).

Projektet e përzgjedhura në listën e ngushtë shpërblehen me pllaka, të cilat iu ndanë projekteve të: Alkaloid AD Shkup (“Mbrojtja e të punësuarve në kohë të Covid-19”); A1 Maqedonia DOOEL Shkup („A1 Future Hub); Cementarnica AD Shkup (“Kujdesi për mirëqenien e popullit tonë”); Komercijalna Banka AD Shkup (“e-Shop për epokën e re – Përvoja dhe këshilla për shitje më të mëdha online”); Komercijalna Banka AD Shkup (“Lufta me Kovid-19 është obligim i përbashkët – Komercijalna ndihmon shëndetin publik”); Farmahem DOOEL Shkup (“Me hapa të vegjël për një të nesërme më të mirë!”)

Në konkursin e 19 projekteve nga të gjitha kategoritë, mirënjohja për praktikën më inventive iu nda projektit “NLB Korniza e ndihmës” nga NLB Banka AD Shkup.

“Mirënjohja për praktikën më të suksesshme në përballimin e pasojave të krizës të shkaktuar nga COVID-19, në konkurrim me të gjitha projektet nga 5 kategoritë e Çmimit për Praktikat më të Përgjegjshme Shoqërore në vitin 2021 iu dha projektit “Normalja e re” nga A1 Maqedonia DOOEL Shkup”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button