Britania e Madhe ka ndaluar reklamat e operacioneve plastike, ndikojnë shumë keq tek adoleshentët

Britania e Madhe ka ndaluar reklamat për kirurgji kozmetike ose plastike që kanë target personat nën moshën 18 vjeç, shkruan News Sky, transmeton Portalb.mk.

Rregullat e reja vlejnë për të gjitha mediat. Në këtë rast do të ndalohen reklamat që kanë për qëllim ndryshimin e pamjes fizike të një personi, duke përfshirë zmadhimin ose zvogëlimin e gjoksit, shtrëngimin e barkut, operacionin e qepallave, ndryshimin e pamjes së hundës dhe shtrëngimin e fytyrës.

Ata gjithashtu kanë përfshirë edhe reklamat e procedurave për zbardhjen e dhëmbëve, përtëritjen e lëkurës dhe trajtimet me injeksione, piling kimik ose rimbushje të lëkurës.

Këto risi, sipas Komitetit të Praktikave të Reklamimit, synojnë të trajtojnë problemet që lidhen me pamjen e trupit te të rinjtë.

“Perceptimet për pamjen e trupit te fëmijët dhe të rinjtë dhe ndjeshmëria e tyre ndaj presionit për të ndryshuar pamjen e tyre, duke përfshirë ndërhyrjet kozmetike si zgjidhje për shqetësimet e tyre, nxiten nga një sërë faktorësh socialë dhe kulturorë. Por provat tregojnë se ekspozimi ndaj një sërë përmbajtjesh mediatike, duke përfshirë reklamat, veçanërisht ato me fokus në ‘përmirësimin’ e pamjes së trupit, rrit gjasat e pakënaqësisë me pamjen e trupit dhe gjërat negative që lidhen me ta në këto faza të ndjeshme në jetën e tyre.” thonë nga Komisioni.

Ndalimi do të thotë se këto reklama nuk do të shfaqen në programet televizive ose radio që synojnë persona nën 18 vjeç. Në mediat e tjera, këto reklama do të jenë të kenë mbishkrimin +18.

Ndryshimi vjen pas një periudhe konsultimesh mbi shqetësimet për dëmtimin e mundshëm të të rinjve që ushtron presion mbi pamjen fizike të trupit dhe pasojat për shëndetin e tyre mendor, si dhe rreziqet dhe komplikimet e kësaj lloj procedure kozmetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button