Ka humbur jetën një fëmijë në një aksident në autostradën Shkup – Veles

Dje në ora 14:45 në SPB Shkup është paraqitur se në autostradën Shkup – Veles, përpara pikës pagesore “Sopot”, një automjet “Reno Klio” me targa të Negotinës, i drejtuar nga D.V. (38) nga Negotina, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një fëmijë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Në aksident ka marrë lëndime të rënda trupore shoferi dhe bashkudhëtari i mitur (fëmijë) dhe të njëjtët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e të miturit. Gjithashtu lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bashkudhëtarja V.V. (28) nga Negotina, të cilat i janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza – Shkup”, informojnë nga MPB.

Ata shtojnë se në vendin e ngjarjes ekipi i SPB Shkup ka kryer ekspertizë, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës është dorëzuar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button