fbpx

Kyçyk: Presioni ndaj Bullgarisë është legjitim – nëse nuk hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut, zhvillimi i rajonit do të ngadalësohet

Nëse Bullgaria nuk jep dritë jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, do të rezultojë me ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, që në njëfarë forme nuk do të jetë mirë për imazhin e Sofjes, vlerësoi euroddeputeti Ilhan Kyçyk në konferencën “Liberalët për të ardhmen në Evropë nga konferenca në reformat evropiane”, që po mbahet në kryeqytetin bullgar Sofje, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Kyçyk theksoi se BE-ja pret që Sofja të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave për antarësimin e vendit në Union, duke shtuar se ekziston mënyrë se si t’ju shpjegohet gjeneratave të ardhshme në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin negociues, ndërsa atyre “që i definojmë si vëllezër dhe kemi arsye legjitike të jemi historikishr shumë afër, ua marrin mundësinë që të jenë pjesë e BE-së”

Kyçyk konsideron se nëse ka presion nga institucionet evropiane ndaj Bullgarisë, ai nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.

Sipas Kuçukut, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të kthehen në qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha zgjidhjet e mundshme diplomatike dhe politike për çështjen dypalëshe.

Ai është decid se KE mund të japë garanci të mjaftueshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por theksoi se çështjet historike janë shumë të dhimbshme për BE-në. Sipas tij, një çështje është përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e vendit, dhe krejt tjetër është integrimi i tyre funksional në shoqëri.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button