Qeveria e RMV-së e miratoi pakon e ligjeve për t’ua rritur paga gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e kam miratuar pakon prej katër ligjeve për paga më të larta në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Me ndryshimet dhe plotësimet ligjore të Ligjit për Paga të prokurorëve dhe harmonizohet koeficienti për caktimin e pagës së prokurorëve dhe përkushtimet e plota për përmirësim të resurseve materiale dhe financiare në sistem përfshirë edhe pagat dhe kompensimet tjera të prokurorëve publik, informojnë nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i propozimit të ndryshimeve ligjore është avancimi i sistemit të pagave të prokurorëve publik, përkatësisht me rëndësinë dhe reputacionin e funksionit që ata e kryejnë, peshën e punës që ata e kryejnë dhe përgjegjësinë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas MD-së, me ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor arrihet barazia e punonjësve në sektorin privat dhe publik, shërbimi si pjesë e tij, me të ardhurat më të ulëta duke vendosur të njëjtën masë të pagës minimale ligjore dhe harmonizimin gradual të pagave të tjera të nëpunësve gjyqësorë në të gjitha nivelet, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën gjyqësore në lidhje me pagën minimale në shkallë vendi, si synim afatgjatë.

“Në kuadër të harmonizimit të Ligjit për shërbimin gjyqësor me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pagat e punëtorëve në shërbimin gjyqësor u rritën për 15%”, thonë nga MD.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme janë përcaktuar ndryshimet në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë.

“Në tekstin e propozuar ligjor, ndryshohen koeficientët për përcaktimin e pagës së anëtarëve të Këshillit për të përmirësuar sistemin e pagave të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik, në përputhje me rëndësinë dhe reputacionin e funksionit që ata kryejnë peshën e punës dhe përgjegjësinë e tyre”, shtojnë nga ata.

Të gjitha këto amendamente të Ligjit për Pagat e Prokurorëve Publikë, Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, Ligjit për Shërbimin Prokurorial Publik dhe Ligjit për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i dorëzohen Kuvendit për miratim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button