Komisioni i Sëmundjeve Infektive të RMV-së: Do të sigurohen teste të veçanta për linë e majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar ka kontaktuar me Organizatën Botërore të Shëndetit që të sigurohen teste të veçanta për diagnostikimin e lisë së majmunëve. Ajo do të bëhet nëpërmjet PCR testimit, por të njëjtat duhet të jenë të veçanta. Me OBSH-në është diskutuar edhe për furnizimin e terapisë kundër këtij virusit, nga vaksinimi deri te ilaçi specifik, deklaroi dr. Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, njofton Portalb.mk.

Komisioni shpreh shqetësim për atë që ka shpërndarje të lisë së majmunëve në botë edhe atë jashtë rajoneve endemike si Afrika Qendrore dhe Perëndimore, por thonë se situata në vend po përcillen me kujdes.

“Qëllimi i Komisionit është që ta përgatisim sistemin sa më mirë të jetë e mundur, që t’i përgjigjemi epidemisë eventuale edhe në vendin tonë. Në Komision kemi diskutuar për rrugën klinike për ndjekje, skrining, diagnostikim dhe trajtim të personave eventual të sëmurë. Tre rrugë do të jenë saktë të definuara që të kemi sistem të përgatitur shëndetësor.

Ai theksoi se kjo epidemi e cila paraqitet në përmasa botërore me linë e majmunëve nuk është proporcionalisht e njëjtë me pandeminë e COVID-19. Ai porosit “që të mos bëhen paralele mes pandemisë së kovidit, nuk do të dëshironim të bëjmë panik”.

Simptomat që paraqiten nga lija e majmunëve janë të ngjashme si te litë e tjera të lëkurës, flluska, qelb dhe në fund bëhen të të forta, temperaturë mbi 38 gradë, dhimbje të muskujve, lodhje. Në ueb-faqen e Institutit të Shëndetit Publik tanimë është publikuar një pamflet për atë se si transmetohet, cilat janë simptomat, a do të publikohen edhe procedurat për hospitalizim.

LEXO: Çfarë është lija e majmunit dhe ku po përhapet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button