Interesat personale i keni thellë të rrënjosura dhe derisa janë para interesit publik do të keni korrupsion, tha ambasadori holandez

Derisa interesat personale janë para interesave të shoqërisë do të keni korrupsion, tha ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop në kuadër të konferencës “Si deri te mbrojtja më efektive nga korrupsioni në nivel lokal?”, nën organizim të Qendrës për Komunikime Civile, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Mungon zbatimi sepse nuk ka vullnet politik. Të gjithë aktorët politik të marrin përgjegjësi dhe ta njohin dhe parandalojnë korrupsionin. Në vend me 2 milionë banorë për gjithë këto vite ka pasur mundësi që të mbarojnë reformat. Interesat personal janë gjithkund thellë të rrënjosura. Dhe derisa interesat personal janë përpara interesave të shoqërisë do të ketë korrupsion”, deklaroi Dirk Jan Kop.

Ambasadori tha se Holanda dëshiron prosperitet në rajon dhe për atë vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, për çka vitet e kaluara ka dhënë mbështetje të madhe dhe para.

“Në një rast më than se këtij vendi i duhet njeri i fuqishëm si Erdogani, Putini. Nuk ju duhet person i fuqishëm, por institucione të fuqishme”, tha Jan Kop.

Konferenca është pjesë përpjekjeve afatgjate që po bëhen për zvogëlimin e korrupsionit nëpërmjet të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të institucioneve lokale dhe realizohet me ndihmë financiare nga Ambasada e Holandës.

Me këtë projekt do të përfshihen komunat Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë, Tetovë, Çair dhe Shtip.

LEXO: Tetë komuna të RMV-së do të jenë pjesë e projektit për zvogëlim të korrupsionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button