Xhaferi për protestën e VMRO-së: Nuk mund të garantohet se në Kuvend nuk do të përsëriten gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën

Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke komentuar protestën e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së opozitare të planifikuar për 18 qershor. Lidhur me këtë, Xhaferi shton se nëse protesta është jashtë ndërtesës së Kuvendit, atëherë nuk është kompetencë e Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket njoftimeve, secili ka të drejtë të protestojë dhe të thërrasë në protestë. Jashtë Kuvendit nuk është kompetencë e Kuvendit, por e institucioneve”, tha Xhaferi në konferencën e sotme për media, transmeton MIA.

Xhaferi, gjithashtu shtoi se nuk mund të garantojë se disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën nuk do të mund të përsëriten brenda Kuvendit.

Në fillim të javës së kaluar, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së solli vendim për vazhdimin e bllokadës aktive të Kuvendit që filloi dy javë më parë, si dhe organizimin e një proteste të madhe popullore më 18 qershor.

Heshtja, thonë nga partia, nuk është opsion, ndërsa protesta është për ndryshim dhe një jetë më të mirë.

Ata shtojnë se VMRO-DPMNE nuk do të ndalet këtu, gjegjësisht se do të shqyrtohen hapat e tjerë të mëtutjeshëm, deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, më 27 prill të vitit 2017, derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur.

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button