fbpx

Duterte i bëri thirrje Putinit: Unë vras kriminelët, jo fëmijët dhe të moshuarit

Presidenti në largim i Filipineve Rodrigo Duterte ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke theksuar se edhe pse ata të dy quheshin vrasës, “ai vret kriminelë, jo fëmijë dhe të moshuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duterte, i cili e quan hapur Putinin idhullin dhe mikun e tij, e qortoi të martën për herë të parë për pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu fajësoi luftën tre mujore për rritjen e çmimeve globale të naftës që ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.

Duke theksuar se nuk e dënon presidentin rus, Duterte tha se në fakt është një luftë e përmasave të gjerë kundër “shtetit sovran”.

Duke iu drejtuar Putinit si një “mik” dhe ambasadës ruse në Manila, Duterte u bëri thirrje atyre që të ndalojnë bombardimet dhe granatimet e vendbanimeve dhe të lejojnë civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt.

“Unë po largohem dhe nuk di ta zgjidh problemin. Ju duhet të zgjidhni luftën midis Ukrainës dhe Rusisë para se të mund të flasim për kthimin në normalitet”, tha presidenti filipinas, i cili do të largohet nga detyra më 30 qershor, kur përfundon mandati i tij gjashtëvjeçar.

Duterte zhvilloi një luftë brutale kundër trafikut të drogës, në të cilën u vranë më shumë se 6.000 të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button