Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë për konsultime mbi aplikimet për anëtarësim në NATO

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se delegacionet e Suedisë dhe Finlandës, nesër do të vijnë në Turqi për konsultime mbi aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga Sekretari Shtetëror i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenström dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, nesër do të vizitojnë Ankaranë.

Delegacioni turk i kryesuar nga zëdhënësi Presidencial, Ambasadori İbrahim Kalın dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, do të zhvillojnë konsultime mbi aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO me delegacionet e kryesuara nga Stenström dhe Salovaara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button