Krerët shtetëror urime me rastin e 24 majit – Ditës së edukatorëve Kirili dhe Metodi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 24 majit – Ditës së edukatorëve Kirili dhe Metodi, i dërgoi telegram urimi Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit (KO), transmeton Portalb.mk.

“Populli maqedonas me kujdes dhe besnikëri të veçantë i ruan zotimet e lëna trashëgimi nga arsimtarët gjithësllavë, puna e të cilëve është po aq e vlefshme dhe e dobishme për mbarë shoqërinë. Le të vazhdojmë në gjurmët e tyre dhe të sjellim me mençuri kohë më të mira për të gjithë”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski drejtuar KOM- KO.

Kovaçevski i ka dërguar mesazh urimi edhe rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. Dr Nikolla Jankulovski. Në telegramin e urimit, kryeministri i uron këtë ditë rektorit të UKM-së, dekanëve, prodekanëve, profesorëve dhe të gjithë studentët e universitetit të parë shtetëror në vend.

“Universiteti Shën Kirili dhe Metodi është pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut si universiteti i parë shtetëror në vendin tonë. UKM-ja e përmbush misionin e vet në njërën nga shtyllat e shtetësisë sonë dhe si vazhdimësi e denjë e vizionit dhe veprës ndriçuese të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi”, thuhet në telegramin e urimit drejtuar Rektorit të UKM-së.

Përndryshe Kovaçevski, së bashku me delegacionin e Maqedonisë së Veriut që po qëndron për një vizitë dyditore në Vatikan dhe Romë me rastin e 24 majit, dje vendosën kurora lulesh para pllakës përkujtimore kushtuar veprës së vëllezërve në bazilikën Shën Maria Maggiore.

Ditën e edukatorëve, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, e uroi edhe presidenti Stevo Pendarovski. Në urimin e tij Pendarovski tha se Shën Kirili dhe Metodi janë dhe duhet të mbeten udhërrëfyes se si të këmbëngulim si individë dhe si komb.

“Edhe njëmbëdhjetë shekuj pas vdekjes së Shën Kirilit dhe Metodit, mbrojtësit e së vërtetës dhe mbrojtësit e palodhur të të dobëtve dhe të shtypurve, veprat dhe mendimet e tyre janë ende të gjalla, por, për fat të keq, janë të gjalla edhe dogmat kundër të cilave ata luftuan. Ka ende nga ata që pretendojnë të drejtën për të pasur ekskluzivitet mbi të mirat e përgjithshme dhe të përbashkëta dhe përpiqen t’i nënshtrojnë dhe kushtëzojnë të tjerët. Përparimi dhe mirëqenia janë të mundshme vetëm me ndarjen e vlerave të përbashkëta, me dhënien dhe ndihmën, e jo me lakminë, egoizmin dhe dominimin”, tha Pendarovski në telegramin e urimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button