Për herë të parë në histori, në botë ka mbi 100 milionë njerëz të zhvendosur me forcë

Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konfliktet, dhuna, shkelja e të drejtave të njeriut dhe persekutimi, për herë të parë në histori, e ka tejkaluar numrin e frikshëm prej 100 milionë njerëz, i cili u rrit nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera ku njerëzit vriten, transmeton Meta.mk.

“Njëqind milionë është numër i tmerrshëm – e njëkohësisht po aq për të këndellë dhe alarmant. Është një rekord që nuk u desh të arrihet kurrë. Kjo duhet të shërbejë si alarm për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërrimtare, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të zgjidhur arsyet për të cilat njerëzit e pafajshëm detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë Filipo Grandi.

Sipas të dhënave të reja nga UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatë, numri i njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën është rritur në 90 milionë deri në fund të vitit 2021, i nxitur nga valët e reja të dhunës ose konfliktet e zgjatura në vende si Etiopia, Burkina Faso, Mianmar. Nigeria, Afganistani dhe Republika Demokratike e Kongos. Përveç kësaj, nga lufta në Ukrainë këtë vit janë zhvendosur 8 milionë njerëz brenda vendit, si dhe janë regjistruar më shumë se 6 milionë lëvizje të refugjatëve nga Ukraina jashtë vendit.

Me mbi 1 për qind të popullsisë globale, totali është i barabartë me vendin e 14-të më të populluar në botë. Kjo përfshin refugjatët dhe azilkërkuesit, si dhe 53,2 milionë njerëz të zhvendosur brenda kufijve të vendeve të tyre për shkak të konflikteve, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Qendrës për Monitorimin e Zhvendosjes së Brendshme (IDMC).

“Përgjigja ndërkombëtare ndaj njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë ka qenë jashtëzakonisht pozitive”, shtoi Grandi. “Dhembshuria është e gjallë dhe ne kemi nevojë për një mobilizim të ngjashëm për të gjitha krizat në mbarë botën. Por në fund, ndihma humanitare është paliative (gjymake), ndërsa nuk është ilaç. Për të kthyer këtë tendencë mbrapa, e vetmja përgjigje është paqja dhe stabiliteti, në mënyrë që njerëzit e pafajshëm të mos detyrohen të luajnë mes rrezikut të tmerrshëm në shtëpi ose arratisjes së pasigurt dhe persekutimit”.

UNHCR do të publikojë raportin e tendencave globale më 16 qershor, me ç’rast do të zbardhë një grup të plotë të të dhënave globale, rajonale dhe shtetërore mbi zhvendosjen e dhunshme për vitin 2021, një grup të kufizuar të dhënash të përditësuar deri në prill 2022 dhe detaje për kthimet dhe zgjidhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button