Burg i përjetshëm për ushtarin rus që pranoi fajin për krime lufte në Ukrainë

Ushtari rus Vadim Shimarin u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili në Ukrainë pasi u deklarua fajtor javën e kaluar. Ky është gjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

Gjykata në Kiev vendosi sot se prokuroria kishte vërtetuar fajësinë e tij.

Ushtari 21-vjeçar gjykohej për vrasjen e një civili 62-vjeçar gjatë pushtimit rus.

E shtëna ndodhi në fshatin Çupahivka, në rajonin verilindor të Sumit. Ushtari, i cili është nga Siberia, tha se ai veproi me urdhrat e eprorëve të tij. Ai në gjyq kërkoi falje edhe nga e veja e civilit që vrau.

Duke kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, mbrojtja kërkoi lirim nga akuza, duke thënë se ushtari po zbatonte urdhrin.

Vendimi do të marrë formë të prerë vetëm pas një ankese të mundshme.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që i riu Shimarin të shkëmbehet me trupat ukrainase në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button