fbpx

Gazetarët afrikanë: Të mos përdoren foto të njerëzve me ngjyrë në lajmet e virusit të majmunëve

Anëtarët e shtypit afrikan reaguan ndaj përdorimit të fotove të njerëzve me ngjyrë në lajmet e virusit të lisë së majmunëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Shoqata e Shtypit të Huaj Afrikë (FPAA), thuhet se u bëhet thirrje mediave ndërkombëtare që të mos përdorin fotografi të afrikanëve në lajmet e virusit të lisë së majmunëve.

Në deklaratë thuhet se dënohen lajmet për sëmundjen e lisë së majmunëve të cilat vazhdimisht jepen me fotografi të afrikanëve.

Duke thënë se media duhet të kundërshtojë racizmin, theksohet se media evropiane dhe e Amerikës së Veriut ndoqën një politikë diskriminuese transmetimi ndaj njerëzve me ngjyrë dhe afrikanëve.

“Nëse flisni për epideminë e virusit të lisë së majmunëve në Evropë dhe Amerikë, duhet të përdorni foto nga spitalet në Evropë dhe Amerikë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e bërë për redaktorët që punojnë në mediat joafrikane, kërkohet që fotografitë e afrikanëve të mos përdoren në rastet e epidemive dhe ngjarjeve të ngjashme negative.

Virusi i lisë së majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar deri më tani 80 raste të lisë së majmunëve, ndërsa 50 raste janë ende nën hetim.

Lija e majmunit, e njohur si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy specie: e Kongos dhe e Afrikës Perëndimore.

Dihet se lloji i Kongos i virusit ka një rrezik vdekshmërie deri në 10 për qind, ndërsa lloji i Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekshmërie prej 1 për qind në një nga dy raste.

Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha te njeriu dhe rrallë nga personi në person, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe kruajtje në trup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button