Moti në Maqedoni: Reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe mundësi për breshër

Moti sot do të jetë i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa rreth mesditës dhe pasdites, veçanërisht në pjesët perëndimore do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. DPHM paralajmëron se do të ketë shi të rrëmbyeshëm, rrufe, erëra të forta dhe kushte për breshër, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 deri në 32 gradë, me indeks UV 7. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button