Takimi Kovaçevski – Fasino: Çështja e fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë është përgjigje e domosdoshme për sigurinë e Evropës
Fillimi i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit është përgjigje e domosdoshme për nevojën e sigurisë evropiane, kështu deklaruan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit italian, Piero Fassino, transmeton Portalb.mk.
Takimi u realizua para fillimit të vizitës zyrtare dhe të punës së Kovaçevskit në Itali dhe Vatikan.
“Në takim, kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e fuqishme për perspektivat evropiane të vendit tonë, e cila u shpreh zyrtarisht në rezolutën e Kuvendit të Republikës së Italisë, në të cilën deputetët italianë kërkuan nga BE-ja vazhdimin e zgjerimit me fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si një çështje prioritare që do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nesër kryeministri i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski do të zhvillojnë udhëtimin e tyre në Romë dhe Vatikan me rastin e 24 majit – Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit, ku edhe do të kenë takim.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut.
- LEXO: Minçev: Nuk po përgatitemi për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Petkov dhe Kovaçevski do të takohen nesër në Romë
- LEXO: Kush është pro dhe kush kundër mbledhjes së këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare në Bullgari për rastin ndaj RMV-së
- LEXO: Kryeministri bullgar e ftoi Presidentin që të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Maqedonia mund të përballet me shumë sfida nëse shtyhet sërish procesi i eurointegrimeve
- LEXO: Sofja në qershor të japë pëlqimin për fillimin e negociatave me Shkupin, pret eurokomisioneri Varheji