Afganistan, gazetaret shfaqen me mbulesë në fytyrë

Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur sot në televizionin afgan me fytyra të mbuluara, pas urdhrit të talibanëve për paraqitje të tillë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më herët gjatë këtij muaji, lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, ka lëshuar një dekret që urdhëron gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën në publik, duke e përmendur burkan si veshje ideale.

Më 21 maj, Ministrja për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka lëshuar urdhrin e njëjtë për gratë që dalin në televizion.

Megjithatë, gratë fillimisht e kanë sfiduar vendimin duke dalë të shtunën në transmetim pa mbulesë.

Megjithatë, më 22 maj, prezantueset gra janë parë me hixhab dhe u janë parë vetëm sytë.

“Ne kemi rezistuar dhe jemi kundër vendosjes së maskave”, ka thënë prezantuesja e televizionit TOLO News, Sonia Niazi.

“Mirëpo TOLO News ka pasur presion dhe ne jemi detyruar ta vendosim atë”.

Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se autoritetet nuk janë kundër prezantueseve gra.

Prej kur kanë marrë kontrollin në gusht të vitit të kaluar, talibanët kanë lëshuar një numër dekretesh që kufizojnë të drejtat e grave dhe vajzave.

Atyre u është ndaluar dalja në rrugë pa ndonjë familjar burrë, si dhe janë penguar nga shkollimi i mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button