LSM kërkon takim urgjent me Qeverinë: Në rebalanc nuk shohim para në shtesë për rritje të pagave për 2806 denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon takim urgjent me Qeverinë pasi në ribalancin e buxhetit, siç thonë ata, nuk shohin se ka para për rritjen e pagave në sektorin publik, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Kujtojmë se në negociatat për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik është pranuar që rritja lineare e pagave për së paku 2806 denarë do të ndodhë me rebalancin e buxhetit, siç na siguroi Qeveria, por fatkeqësisht rezulton thjesht një humbje kohe duke luajtur me fatin e 130 mijë punëtorëve në vend në një kohë kur kriza ekonomike, energjitike dhe inflacioni po hanë pagat e punëtorëve”, thanë nga LSM.

Në takimin me Qeverinë që po kërkojnë, thonë se duan të konfirmohet ajo që është rënë dakord në parim, si dhe të realizohet menjëherë.

“Nëse tani nuk arrihet marrëveshje për 2806 denarë, nga shtatori do të jetë 18,4 për qind, gjegjësisht aq sa është rritur paga minimale sipas ligjit, ku duhet të respektohet afati 6 mujor, për të cilin Qeveria ka thënë qartë se brenda 6 muajve do të harmonizohen pagat e tjera dhe nuk do të ketë më kthim”, thanë nga LSM.

Përndryshe, Qeveria dje miratoi rebalancin e buxhetit për këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button