fbpx

Zelenski kërkon ngitjen e një fondi kompensimi nga Rusia

Presidenti ukrainas Zelenski kërkon krijimin e një fondi kompensimi nga Rusia, ndërkohë agjencia amerikane e vlerësimit Moody’s e uli përsëri aftësinë kreditore të Ukrainës, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski propozoi gjatë një video-mesazhi krijimin e një fondi për të kompensuar shtetet e sulmuara nga Rusia.

Zelenski tha se vendet partnere duhet të zhvillojnë së bashku një mekanizëm në mënyrë që “të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë” të marrin kompensim për humbjet e tyre”. Kjo mund të rregullohet përmes një marrëveshjeje shumëpalëshe.

Për krijimin e këtij fondi Presidenti ukrainas propozoi ngrirjen e kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe transferimin e tyre në këtë fond.

“Një hap i tillë është i drejtë,” tha ai, sepse kështu Rusia do të “ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, të çdo bombe, të çdo predhe”.

Ushtria ruse e sulmoi vendin fqinj tre muaj më parë. Sipas vlerësimeve, dëmet e luftës në Ukrainë kanë shkruar tashmë në disa qindra miliardë euro.

Zelenski tha se në fund të fundit lufta mund të përfundojë vetëm përmes diplomacisë. “Ka gjëra që ne mund t’i arrijmë vetëm në tryezën e bisedimeve”, tha ai por rezultatet e negociatave duhet të jenë “të përshtatshme dhe të drejta” për Ukrainën.

Moody’s: Borxhi i Ukrainës mund të jetë ‘i papërballueshëm’

Ndërkohë agjencia amerikane e vlerësimit Moody’s e uli përsëri aftësinë kreditore të Ukrainës dhe skicoi një perspektivë negative. Sipas Moody’s i qëndrueshëm nuk është as niveli tejet i ulët Caa3 që ka arritur ndërkohë vendi.

Kjo do të thotë se kreditorët në sektorin privat kërcënohen nga humbjet dhe pavarësisht mbështetjes së gjerë financiare nga komuniteti ndërkombëtar, ekziston rreziku që borxhi kombëtar i Ukrainës, i cili është rritur ndjeshëm do të jetë “për një periudhë afatmesme i paqëndrueshëm”, sqaroi agjencia Moody’s.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi dënoi këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme ekonomike dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button