Një fëmijë gjashtë vjeçar u mbyt në lumin Shkumbin të Tetovës

Një fëmijë gjashtë vjeçar nga Tetova është mbytur në lumin Shkumbim. SPB Tetovë njoftoi se sot, rreth orës 13.45 në SPB Tetovë është raportuar se një fëmijë nga Tetova ka rënë në lumin Shkumbim të cilin  personi A.E. nga Tetova ka arritur ta nxirrte nga uji, por fëmija vetëm se kishte vdekur, shkruan Portalb.mk.

“Një ekip i ambulancës konstatoi vdekjen e fëmiut. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i fëmijës së ndjerë është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim.

Nga Qendra për Menaxhim me kriza thanë se, fëmija gjashtë vjeçar nga lagjia Krasniqi në Tetovë, duke luajtur afër bregut të lumit Shkumbin prapa shtëpisë në të cilën jeton, ka rënë në ujë.

“Nëna e tij shtatëzënë e ka vërejtur se fëmija ka rënë dhe menjëherë  është futur në ujë. Pas 50 metra, e marrë nga uji i shpejtë disa banorë arritën ta nxjerrin në bregun e lumit, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën. Menjëherë pas paraqitjes, Qendra alarmoi të gjithë subjektet – ekipet e njësive territoriale të zjarrfikësve, ekipet e SPB Tetovë, Njësitin special antiterrorist “Tigri”, Njësiti për ndërhyrje të shpejtë dhe ekipin për mbrojtje dhe shpëtim, trupi i fëmijës është nxjerë nga uji në gjendje të vdekur”, thanë nga QMK.

Ndaj kësaj tragjedie ka reaguar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili u shprehi ngushëllimeve familjarëve.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë sot morëm lajmin se një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë, me gjithë përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve të Tetovës, të njësive speciale të policisë ai nuk ka mundur të mbijetojë. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e 6 vjeçarit dhe në emër të qytetarëve të Tetovës, familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button